NGA TRASHIGIMIA JONË KULTURORE

HOMERI I LAHUTËS

Abdullah Megjedoviqi (Avdo Mexhidi), është njëri ndër këngëtarët dhe lahutarët më të mirë të shekujve XIX dhe XX dhe jo vetëm, të cilin studiuesit me të drejtë e quajtën Homer.

Abdullahu u lind në Sanxhak respektivisht në Obrov të Bjello Poles rreth vitit 1875- vdiq më 1953. Shtatë vjet ishte në ushtri, ku e mësoi edhe gjuhën turqishte.

Banorët e fshatit të lindjes, Obrovit, gati krejt i kishte të farefisit dhe me vetëm disa shtëpi të malazezëve. Këto dy-tri familje, sipas pohimit të Avdos, kishin ardhur nga Mali i Zi dhe ishin te fisit  Vasojeviq.

Në Selanik i kaloi 5 vjet. Një vjet e gjysmë kishte luftuar në Shqipëri kundër Shemsi Pashës. Avdoja kishte filluar të këndojë në moshën 15 vjeçare. Ka kënduar në gjuhën “bosançe”, e ka folur turqishten dhe shqipen dhe e ka ruajtur veshjen tradicionale shqiptare me plis.

Për Avdon kishte shkruar në vitet 1932/33 profesori dhe hulumtuesi i folklorit Milman Parry (u vra më 1935), me emrin e të cilit homerologjia e shekullit tonë është e lidhur ngushtë e po kaq edhe studimi modern i epikës gojore, sidomos i epikës gojore shqiptare. Gjatë vitit 1935 ndërkaq Parry në pllaka speciale fonografike prej alumini i kishte shënuar 80.000 vargje të cilat i këndonte Avdo me lahutë.

Me personalitetin e veprën e Avdos është marrë edhe folkloristi kosovar Anton Nikë Berisha në disa studime të tij.

 

Prof Dr Naser Ferri