Ka filluar në muajin Gusht rindërtimi i rrugës nga ana e Malit të zi që të dergon në pikën e re kufitare me Shqipërinë – Grabom-Cem i Trieshit.
Vlera e punimeve është nëntë milionë euro.
Rruga më e shkurtër nga Podgorica deri në Guci do të ishte nëpër luginën e lumit Cem dhe pjesërisht, përmes Shqipërisë, rreth 60 kilometra.
Për këtë arsye është e duhet të shtrohen 17 kilometra rrugë buzë lumit Cem, gjë që filloi para njëzet ditësh. Vlera e punimeve është nëntë milionë euro, ndërsa afati i përfundimit, edhepse kjo gjë nuk ceket të tabllo që gjendet në vendin e ndërtimit, është 365 ditë.
Duhet shtuar se nga ana e Shqipërisë gjithëçka është e perfunduar.
/ Plava e Gucia Sot
Kronikë e TV Vjesti i Malit të Zi në gjuhë malazeze