Ngritin flamurin| Krerët shqiptarë bashkë në Sheshin e Flamurit në Vlorë

Vlorë

Në Sheshin e Flamurit në Vlorë, krerët shtetëror nga Kosova e Shqipëria kanë marrë pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit për nderë të 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Në këtë ceremoni, nga Kosova morën pjesë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca e kryeministri, Albin Kurti.

I vetmi që foli në ceremoninë e ngritjes së flamurit ishte presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, i cili tha se historia e shqiptarëve, është histori e përpjekjeve.

“Ngritja e Flamurit në Vlorë nuk ishte dhuratë, pavarësia e Shqipërisë ishte dhe mbetet krenari e madhe. I kujtojmë sot ngjarjet e mëdha të historisë, që brezat të mos harrojnë dhe të mbushen me krenari për atdheun kombëtar”, tha Begaj.