NIHAD CANOVIQ KRYETARË I RI I KOMUNËS SË PLAVËS

Në seancën e Kuvendit të komunës së Plavës të mbajtur në dhjetorë të vitit 2020 është zgjedhur kryetar i ri i komunës së Plavës Nihad Canoviq. Zgjedhjes së Canoviq si Kryetarë i komunës së Plavës i parapriu shkarkimi i kryetarit të komunës së deriatëhershëm Mirsad Bajraktareviq.

Mirsad Bajraktareviq u shkarkua me 17 vota për dhe 5 abstenime kurse Nihad Canoviq u zgjedh kryetarë i komunës me 16 vota për dhe 1 abstenim.

Ish kryetari i komunes se Plaves, Mirsad Bajraktareviq

Edhe pse në Propozim iniciativën për shkarkimin e kryetarit të komunës të paraqitur nga Partia Boshnjake (BS) dhe Socialdemokratët (SD) – ish partia e Bajraktareviqit, qëndron si arsye mos propozimi i Projekt Buxhetit në afatin e caktuar, arsyeja e vërtetë është dorëheqja e Mirsad Bajraktareviq dhe një pjese të madhe të antarëve  të kryesisë së Socialdemokratëve (SD) dega e Plavës të cilët u larguan nga partia. Ata u larguan nga SD për shkak të paknaqësisë së tyre për renditjen në listën e Socialdemokratëve për Zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit të vitit të kaluar.

Nihad Canoviq per Zgjedhjet parlamentare nga partia e tij ju dha numri 7 në listën e Socialdemokratëve, renditje relativisht e lartë ku llogaritej se nëse SD do të hyj në koalicionin qeverisës, Canoviq mund të fitonte një vend në Parlamentin e Malit të Zi. Canoviq ishte nënkryetarë i komunës së Plavës, Kryetarë i forumit rinorë të SD në Palvë gjithashtu edhe kryetarë i Klubit Futbollistik të Plavës FK Jezero etj.

Vlenë të theksohet se Kuvendi i Komunës së Plavës ka 31 këshilltarë. Koalicioni qeverisës ka 24 këshilltarë, Socialdemokratët(SD) 10 këshilltarë, Partia Boshnjake(BS) 7 këshilltarët, Partia Demokratike e Socialistëve(DPS) 6 këshilltarë dhe Alternativa Shqiptare(ASH) 1 këshilltarë kurse në opozitë janë Partia Socialdemokrate (SDP) me 3 këshilltarë, Koalicioni Fronti Demokratik(DF) dhe Partia Popullore Socialiste(SNP) me 2 këshilltarë, Mali i Zi Demokratik me 1 këshilltarë dhe Grupi i qytetarëve “Zgjedhë Plavën” me 1 këshilltarë.