Nik Gjeloshaj: Jam shume i lumtur për rezultatet e shkëlqyera që subjektet shqiptare arritën në Luginën e Preshevës

Të nderuar miq,

Jam shumë i lumtur për rezultatet e shkëlqyera që subjektet shqiptare arritën në Luginën e Preshevës.

Mbas fitorës së madhe të shqiptarëve në Tuz, në marsin e vitit të kaluar, fitorja e shqiptarëve në Serbi dëshmon më së miri se kur shqiptarët bashkohën përherë fitojnë!

Me këtë rast dua edhe publikisht t’i ftoj subjektet shqiptare në Ulqin, që të reflektojnë dhe të bashkohën pa kushte, por në bazë të principeve të punës dhe suksesit në vepër, se vetëm në këtë mënyrë ata mund t’a kthejnë qeverisjen në Ulqin, sikur ne vepruam në Tuz!

Me shpresë që edhe në proceset tjera politike që pasojnë, të vazhdohet fryma e bashkimit që e filloi Malësia, sepse po dëshmohet se është rruga e vetme politke për arritjen e aspiratave dhe integrimin e merituar të shqiptarëve kudo që jetojmë e veprojmë!

#bashkë?✍??

#forumishqiptar??

Sinqerisht,

NGJ