Sot në seancën e Kuvendit të Malit të Zi në rend të ditës ishte diskutimi mbi Propozimligjin për martesat e gjinive të njëjta të cilën e ka propozuar Qeveria e Malit të Zi. Diskutimet por edhe përkrahja lidhur me këtë pikë ishin mjaft të ndara, kurse të vendosur se nuk do të përkrahin këtë pikë ishin edhe deputetët e partive të pakicave. Nënkryetari I Kuvendit Genci Nimanbegu, në lidhje me këtë pikë është deklaruar kundër në emrin e tij por edhe të përfaqesuesve të klubit të pakicave.
Nimanbegu deklaroi se duhet të themi qartë qëndrimin lidhur me këtë propozimligj, por më parë duhet të bëjmë një retrospektivë kur janë në pyetje të drejtat e njeriut.
“Kujdo qe I kujtohet prajd parada para 7 vitesh dhe sot, duhet të vërrtetojë se të drejtat e njeriut dhe të drejtat e popullatës lgbt janë avancuar. Para 7 vitesh për mbajtjen e një parade të tillë është dashur një mori policësh dhe qindra mijëra euro që të shpenzohen që të mbrohet siguria nga diçka që njerëzit duhet ta kenë, të drejten për të deklaruar qendrimin e vet. Besoj që sot në Mal të Zi nuk është më kjo çështje aktuale, nuk është temë dhe të gjithë duhet të pajtohemi se të drejtat e bashkësive nuk duhet të rrezikohen, dhe ne nga klubet e partive të popujve pakicë e kemi treguar këtë me mos aktivitetizimin tonë në diskutime, por edhe me mos shprehjen e zërit të urrejtjes ndaj një bashkësie për të cilën ne mendojmë se është krejtësisht ndryshe nga ajo që ne duam.
Ajo që neve na ndalon të votojmë këtë ligj, sipas mendimit tim është sepse ai është institucion I martesës dhe për mua si individ dhe për bashkësinë nga e cila vij, martesa është bashkësi në mes të burrit dhe gruas. Sa u përket ligjeve kundër diskriminimit, ne I përkrahim ato akte dhe mua personalisht më vjen keq se Qeveria edhe pse e din se klubi I partive të pakicave nuk e perkrah këtë propozimligj, e ka procesuar këtu, dhe le të jetë e qartë se ajo e ka bërë këtë sepse disa parti në statutin e vetë e kanë obligim që ta përkrahin, dhe le ta bëjnë këtë, neve nuk na pëngon, por jo të na akuzojnë neve që jemi antievropian dhe që jemi nga shekulli I kaluar. Mali i ZI mund të mbrohet vetëm me sundimin e ligjit, popujt pakicë në Mal të Zi konsiderojnë se prioritetet tona në këto momente janë ndryshe. Ne dëshirojmë barazi në punësim, barazi në arsim dhe barazi në çdo hap. Bashkësitë tona kanë treguar se kemi fuqi, kemi urtësi të dalim nga problemet dhe refuzimi I këtij akti nga ana e partive të pakicave nuk do të thotë jo Evropes, por do të thotë se kemi mjaft kurajo dhe vendosmëri që të shprehim qëndrimet tona të cilat janë të qarta”, tha deputeti Nimanbegu gjatë diskutimit të sotëm në këtë temë./TV Teuta