Nitaj i AAK’së e quan “budalla” Abazoviqin, thotë se Gjukanoviqi e shfrytëzoi për të nënshkruar me Kishën Serbe

Zyrtari i AAK’së, Muharrem Nitaj, ka ofenduar rëndë Kryeministrin në detyrë të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, duke e quajtur “budalla”.

Sipas Nitajt, Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq e ka shfrytëzuar Abazoviqin për ta nënshkruar marrëveshjen me Kishën Serbe dhe pastaj e ka “elminuar”,.

“Kur te jeshe budalle ne politike, e ke fatin e Abazoviqit. Edhe te shfrytezojne e te hedhin si lecke. Ishin ba bashke krejt me rrezu, madje edhe ata te cileve u ka kryer sherbim. Me pase dashte Gjukanoviqi me e rrezu pa e shfrytezu, e kishte rrezu para se ta nenshkruante marreveshjen me Kishen Serbe! Por jo.  Mjeshtri edhe e ka kryer punen edhe e ka eliminu budallen! Ujk i vjeter eshte Gjukanoviqi!”, ka shkruar Nitaj.