NIVELI I ARSIMIMT TË FËMIJËVE SHQIPTAR NË PLAVË GUCI
shkruan: Edon Balidemaj
Pse asnjëherë, asnjë politikan i Plave Gucisë, nuk reagoi ne lidhje me nivelin e shkollimit dhe arsimimit te fëmijëve shqiptar ne Plave – Guci?
Te gjithë ne qe jetojmë dhe jemi shkolluar ne këto shkolla dhe institucione e dimë se ne çfarë niveli janë profesorët. Ka shume, nga këta mësimdhënës qe s’janë ne dijeni se çka po ligjërojnë, dhe ne fakt se dinë as thelbin e lendes, sepse s’kanë diplome dhe njohuri te duhura për lendet përkatëse .
Pse, asnjëherë, nuk doli asnjë “profesor” te pendohet për tregtinë qe bënin neper shkolla?
Tregti me drejtimet shkollore – se çfarë duhet hapur vetëm për t’i punësuar njerëzit e tyre. Pra: drejtonin, orientonin e regjistronin nxënës ne klasa te caktuara për te përmbushë numrin qe te hapet një paralele qe vetëm te ketë punësime – përmes se cilës përfitonin materialisht vetëm ata se jo nxënësit.
Ka pasur profesor qe s’ka ditur as drejtshkrimin .
Mendoj dhe konstatoj se kjo është me e dëmshme, sesa keqmenaxhimi i fondeve te pakicave nga çfarëdo OJQ qoftë ajo.
E madje, do t‘ishte mire qe te kishim një OJQ, e cila kontrollon fushën e arsimit, kulturës dhe sportit – te komunitetit shqiptare ne Plave Guci.
Si nxënës, i lindur dhe rritura ne Plave Guci dhe shkolluar deri ne përfundim te shkollës se mesme ne vendlindje mbaj mend mire edhe profesorët qe na detyronin t’i blejmë botimet e caktuara. Liktyra, qe kushtonin 5€ dhe me shitjen e 100 copave, “dilte ne zero”.
Pse, disa “profesorë”, nuk janë patriote edhe ne këtë fushe ?
PS
Edon Balidemaj është diplomuar ne fakultetin e studimeve te sigurisë, kolegji ISPE ne Prishtinë