Nj. Adm. Kelmend: Male të pastra – jetë më e shëndetshme 

Sot, në bashkëpunim me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura Shkodër, u bë e mundur realizimi i një aksioni të rëndësishëm pastrimi në kuadër të nismës “Male të pastra”.

Ky aktivitet nuk është vetëm një hap drejt ruajtjes së natyrës sonë, por edhe një thirrje për ndërgjegjësim se mjedisi është pasuria më e çmuar që duhet ta mbrojmë së bashku. 

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë ata që u bashkuan me përkushtim dhe energji në këtë nismë – kontributi juaj është një shembull frymëzimi për të gjithë komunitetin. 

Le ta mbajmë natyrën tonë të pastër, sepse male të pastra = jetë më të shëndetshme për të gjithë. 

Me respekt,

Nj. Adm. Kelmend

Administrator Florida Peraj

#MaleTePastra #Mjedisi #Shkoder #BashkePerNatyren