Njësia Administrative Kelmend: Me rastin e Ditës së Shenjtërimit të Nënë Terezës

Në emër të Administratores së Njësisë Administrative Kelmend, znj. Florida Peraj, nderojmë me respekt të thellë figurën e shenjtores sonë, simbol i dashurisë, humanizmit dhe përkushtimit ndaj njerëzimit.

Mesazhi i saj i pavdekshëm vazhdon të na udhëheqë:

“Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.”

Nënë Tereza mbetet frymëzim i përjetshëm për mbarë kombin shqiptar dhe për gjithë botën, duke na kujtuar se forca e vërtetë e njeriut qëndron në dashurinë dhe mirësinë që ai shpërndan.