Një emër i suksesshëm shqiptar në Nju Jork është edhe Zaim Hajdari, shqiptar me prejardhje nga Kraja në Mal të Zi. Ai është ekonomist dhe menaxhon kompaninë Hajdari Group, kompani e cila u jep konsulta qytetarëve amerikanë se ku është më së miri për ta të investojnë kursimet.
Me Zaimin kemi zhvilluar një intervistë në zyrat e Lajm.Tv në Nju Jork. Përveç për trendet ekonomike në SHBA, Hajdari në këtë intervistë flet edhe për prejardhjen e vet dhe lidhjet me vendlindjen, që janë të fuqishme sot e kësaj dite. Intervistën e plotë mund ta dëgjoni në videon më poshtë: