P Ë R K U J T I M : Shkurte Goçaj Ahmetaj

 10 korrik 1969 – 04 gusht  2023

Me e dashura jonë, sot u bë një vit pa ty. Një vit plot me mall e dhimbje, një vit që na mungon buzëqeshja jote, një vit shumë i vështirë për ne kur nuk të kemi ty pranë. Ti ishe gjithçka për ne: nënë e shkëlqyer, bashkëshorte e mrekullueshme, bujare e mikpritëse, malësore e vërtetë.

Në këtë përvjetor të parë pa ty, të përkujtojmë me plot mall e dashuri, fëmijët tuaj të dashur, djali Bekimi, vajza Majlinda dhe bashkëshorti Ujkani.