Policia e Malit të Zi ka ngritur dy padi penale kundër mjekëve me incialet J.I (65) dhe I.J (59) nën dyshimin për trajtimin e paautorizuar të pacientëve në një klinikë të improvizuar në vendpushimin turistik Ada e Bunës. I dyshuari i parë është shtetas i Serbisë me banim në Tivar, ku punon si specialist urolog , dhe akuzohet se ka kryer veprën penale të veprimtarisë së paligjshme ekonomike,thuhet në deklaratë. I dyshuari i dytë punon si mjek internist në Shtëpinë e Shëndetit në Ulqin dhe akuzohet se ka kryer ekzaminime mjekësore për pacientët në një ambulancë të improvizuar në vendbanimin Plazhi i Madh , pa lejen e autoritetit kompetent. I dyshari përdorte pa autorizim formularët origjinale dhe vulat e Shtëpisë së Shëndetit në Ulqin ”, thonë nga policia.