Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) në zgjedhjet parlamentare me shumë mundësi do të dalë në koalicion, ndërsa marrëveshja përfundimtare për këtë duhet të arrihet deri të premten, njofton “Vijesti”.
Nga ana tjetër, partitë e shumicës parlamentare janë ende në negociata edhe pse disa prej tyre nuk heqin dorë nga ideja e shtyrjes së zgjedhjeve. Duket se në PDS në parim kanë arritur një marrëveshje për një listë të përbashkët me Socialdemokratët (SD), Partinë Socialdemokrate (SDP), Partinë Liberale (LP) dhe me shumë mundësi edhe UDSH. Megjithatë, asnjë nga këto parti ende nuk e kanë konfirmuar një skenar të tillë. Në këtë mes më së shumti habit pjesmarrja në këtë koalicion e PSD, pasi më herët organet e saj kanë marrë vendim që në zgjedhje të dalin vetëm.
Edhe Këshilli Komunal i kësaj partie në Cetinë, i bëri thirrje qëndrës që të rspektojë vendimin e mëparshëm lidhur me daljen në zgjedhje. Sa i përket Lëvizjes Evropa Tani, ata po vazhdojnë bisedimet me disa parti më të vogla dhe të pakicave të cilat kanë përkrahur Millatoviq në zgjedhjet presidenciale, ndërsa Frontit Demokratik, me bartës liste Millan Knezheviq, janë duke u negociuar ndarjen e deputetëve mes përbërësve kryesor.
Sipas zërave që qarkullojnë, Lëvizja për Ndryshim do të marrë dy vende në listë, por me këtë nuk janë të kënaqur, ndërsa Partia e Punës një vend. Edhe pse PSP shihej si përbërëse i këtij koalicioni, duket se nga kjo për momentin nuk ka asgjë, dhe në këtë parti po mendojnë që të dalin vetëm.