Partitë shqiptare me rekord të posteve ministrore në qeverin e ardhshme të Malit të Zi

Partitë e pakicave në qeverinë e ardhshme duhet të kenë të paktën pesë poste ministrore dhe një post nënkryetari që do t’i takonte Partisë Boshnjake. Siç meson Pobjeda, ky është epilogu i konsultimeve të përfaqësuesve të Lëvizjes qytetare URAme partitë e pakicave që u mbajtën të marten, transmeton Ulqini Online.

Nga ky burim i Pobjedës i marrë nga udhëheqësit e lartë të partive të pakicave mësohet se partitë shqiptare dhe partia boshnjake po negociojnë së bashku në një paketë dhe se më pas ata do ti ndajnë postet me njëra-tjetrën.

“Partitë shqiptare presin tre dikastere, ndërsa Partia Boshnjake do të kishte dy dikastere plus një post nënkryetar në lidhje me dikasterin”, tha ky burim nga kryesia e partive të pakicave.

Ai poashtu tregoi se numri përfundimtar i dikastereve që do të marrin minoritetet varet nga kush janë përbërësit e ardhshëm të qeverisë.