Pas 35 vitesh në Bjeshkën e Bekuar te Romanit

Përmes një postimi ne profilin e saj ne Facebook. bashkëvendësja e jonë Havaja Prelvukaj e shoqëruar me anëtar e familjes përshkruan udhëtimin e saj pas 35 vitesh ne bjeshkën ku kaluan ditët e femërisë. Havaja ne përshkrimin e saj mjaft mbresëlënës evokon kujtimet e saj, duke u kthyer në të kaluarën e afërt, kur bjeshka ishte burim jete e mbijetese: Ndërkaq sot aty mbretëron qetësia absolute e shoqëruar me natyrën e mrekullueshme te bjeshkëve tona.

Postimi i plotë i Havas-

Pas 35 vitesh morëm forcën e dolëm në Bjeshkën e Bekuar te Romanit ,2040 m lartësia mbidetare ,aty ku  kemi verua,jemi rritë !   Natyra  e paprekur ,majat që grisin qiellin,bora e bardhë nër Maje te Rosit ,një tufë fëllanza që fluturuan të shqetësuara ,muret e heshtura të dbaneve që i kishin përballuar kohës dhe  çdo gjë tjetër ishte heshtje, paqe, qetësi dhe nostalgji…

Respekt për gjithë ata që ishin e nuk jetojnë më! Respekt për prindërit  dhe në veçanti Nanën që vite me radhë sakrifikoi për ne dhe të mirën tonë! Respekt dhe përshëndetje për të gjithë ata që u rritën këtu e tash janë anë e kënd botës!