Sot në Boston, ShBA iu dha lamtumira e fundit At Arthur Liolinit.
Atdhetari i shquar At Arthur Liolini ishte një patriot i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan. gjate jetes se tij a dha një kontribut të shquar në aspektin kombëtar për sensibilizimin e promovimin e kauzës tonë kombëtare në SHBA dhe për shkeputjen e ndikimit të Kishës Ortodokse Greke në Kishën Ortodokse Shqiptare.
Në ceremoninë e lamtumirës së fundit, në mesin e pjesëmarrësve për të nderuar personalitetin, jetën dhe veprën e At Arthur Liolinit, kanë marre pjese edhe dy aktivistë të dalluar nga treva jonë dhe veteranët e UÇK-së, zt. Sadri Mehaj dhe zt.Deme Hasangjekaj, me banim në New York.
ESAD GJONBALAJ
/Plava e Gucia Sot







