PËRCJLLJE E DINJITETSHME E LUFTËTARIT PËR ÇËSHTJEN KOMBËTARE (foto)

Sot në Boston, ShBA iu dha lamtumira e fundit At Arthur Liolinit.

Atdhetari i shquar At Arthur Liolini ishte një patriot i shquar i komunitetit shqiptaro-amerikan. gjate jetes se tij a dha një kontribut të shquar në aspektin kombëtar për sensibilizimin e promovimin e kauzës tonë kombëtare në SHBA dhe për  shkeputjen e ndikimit të Kishës Ortodokse Greke në Kishën Ortodokse Shqiptare.

Në ceremoninë e  lamtumirës së fundit, në mesin e pjesëmarrësve për të nderuar personalitetin,  jetën dhe veprën e At Arthur Liolinit, kanë marre pjese  edhe dy aktivistë të dalluar nga treva jonë  dhe veteranët e UÇK-së, zt. Sadri Mehaj dhe zt.Deme Hasangjekaj, me banim në New York.

ESAD GJONBALAJ

/Plava e Gucia Sot