FEIM GJONBALAJ
Më 24.08.2025 bëhen tri vjet nga ndarja nga jeta e më të dashurit tonë – Babit tonë të shtrenjtë.
BABI,
Sot bëhen tre vjet që vdekja të mori prej nesh!
Edhe pse koha ecën përpara, dhimbja e mungesës sate nuk zbehet kurrë. Ti nuk je më fizikisht mes nesh, por je gjithmonë në zemrat tona – në çdo kujtim, në çdo fjalë që na vjen ndër mend, në çdo ndjenjë që na përfshin kur flasim për ty.
Ema dhe Sara rriten çdo ditë me mallin për babin e tyre. Ka aq shumë gjëra që duan të t’i tregojnë, aq shumë momente që do të donin t’i ndanin me ty. Çdo buzëqeshje, çdo sukses, çdo ditëlindje… gjithmonë mbetet bosh një pjesë – mungon TI.
Mungon në çdo moment të jetës, Babi!
Elira, gruaja jote dhe shoqja jote e jetës, e ndjen mungesën tënde çdo ditë. E ndjen në heshtje, në kujtime, në mallin që nuk shuhet kurrë.
Ti, Babi, ishe forca dhe dashuria e kësaj familjeje – dhe je ende, në një mënyrë tjetër. Dashuria që kemi për ty nuk njeh kufij as kohe, as vendi.
Na mungon zëri yt. Na mungon buzëqeshja jote. Na mungon mënyra si e bëje gjithçka të dukej më e lehtë. Por mbi të gjitha, na mungon dashuria jote, që na mbështillte të gjithëve si një dritë e ngrohtë.
Do të të duam gjithmonë, Babi. Je dhe do të mbetesh pjesë e pandashme e shpirtit tonë. Çdo ditë të jetës sonë je me ne të trijat – në çdo gëzim, në çdo sfidë. Dhe çdo ditë mundohemi të të bëjmë krenar, ashtu siç të kemi premtuar në ditën e fundit të jetës sate.
Përjetësisht në zemrat tona – Babi më i mirë në botë ❤️
Të kujtojnë gjithmonë me dashuri,
Elira, Sara dhe Ema Gjonbalaj