SADIK RAMA GJONBALAJ
(7 Korrik1938 – 4 Korrik 1988)
I dashur baba kaluan 30 vite sa 30 shekuj nga dita kur lajmi i zi tronditi zemrat e ma të dashurve tu, fëmijëve dhe Bashkëshortes tënde. Ke ikur pa na thënë lamtumirën e fundit atëherë kur ne pritnim më së shumti nga ti. Sot djemtë e tu janë bërë burra, besnik siç ishe ti, zemër bujarë, mikëpritës dhe i dashur për të gjithë.
O Zot, si munde ta ndash prej nesh më të dashurin tonë ?
Ky mall është shumëfish më i madh larg vendlindjes, kur ne nuk kemi mundësi të hedhim një grusht dhe të Plavë Gucisë mbi varr, në përvjetorin e vdekjes tënde, babi i dashur edhe pse nuk te kemi pran ti je me ne, në zëmrat dhe kujtimet tona qe nuk të harrojmë kurrë. Mirësija, bujaria e buzëqeshja jote, do të mbesin kujtime të paharrueshme për të gjithë ne që na le mbas.
Babë,
Në heshtje të përmortshme
Afër varrit tënd mundohem të vijë çdo ditë
Të puth dheun tënd
O babë i dashur
Këto pika loti
Në këto ditë vere
Po derdhim për ty sot
U ndave prej nesh
Por plaga në shpirtin tonë mbeti
O i shtrenjti babë, Sadik!
Të përkujtojnë me mall të pashuar: bashkëshortja Xhevahirja,
djali Bashkimi me bashkëshorten Maria, vajzën Mia dhe djalin Sadikun,
djali Afrimi, vajza Selvija me fëmijët, nga Brooklyn, New York.
vajza Nexhmija me bashkëshortin Nijazi dhe fëmijët.