Përmbyllet edhe një aksion i suksesshëm i mërgimtarëve nga New Yorku

Koha e asimilimit të dhunshëm në Plavë Guci ka përfunduar,  por për fat të keq jo edhe ambiciet dhe metodat perfide të imponimit të gjuhës sllave ndaj shqiptareve autoktonë. Kohë më parë nxënësit e shkollës fillore të Plavës u ballafaquan me një problem të pazakontë për kohërat në të cilën  jetojmë. Arsimtari i gjuhës zgjedhore gjermane, shqiptar ishte larguar nga mësimdhënia me pretekst që nuk ishte ende i diplomuar, gjë qe  realisht dhe duke respektuar objektivisht kriteret e kërkuara është krejtësisht në rregull. Mirëpo, zgjidhja që kanë bërë pastaj  autoritetet e shkollës ishte skandaloze dhe e pa pranueshme për nxënësit shqiptarë. Drejtoria e shkollës nxënësve shqiptarë ua kishte  sjellë një arsimtare boshnjake të  diplomuar ne gjuhe gjermane, por e cila nuk dinte asnjë fjale ne gjuhë shqipe.

Prindërit e revoltuar  me këtë veprim kanë bojkotuar mësimin e imponuar në gjuhë sllave me arsimtaren boshnjake dhe kanë  kërkuar drejtën të cilën ua garantin  Kushtetuta e Malit te Zi , gjegjësisht mësim në gjuhë amtare. Zgjidhja është arritur me një  shqiptar mësimdhënës nga Ulqini, por me normë jo të plotë- me  vetëm 8 orë në javë, që i bije rreth 200 euro page. Edhe përkundër dëshirës dhe vullnetit të mirë të mësimdhënësit ardhja e tij me këto kushte ishte e pamundur. Ishte insistimi dhe këmbëngulja e prindërve që i alarmoj edhe mërgimtarët që të bëhet zgjidhja e duhur. Apelit për përkrahje ju përgjigjen bashkatdhetarë dhe aktivistë të dalluar të komunitetit tonë në ShBA, si dhe klubet e shoqatat e ndryshme. Falë këtij angazhimi dhe kontributi zgjidhja u bë duke ia plotësuar kushtet e duhura financiare dhe akomodimin e arsimtarit nga Ulqini në Plavë për periudhën deri ne përfundim të vitit shkollor 2021/22, vetëm e vetëm që mos tu nënshtrohemi trysnive të atyre që kanë harruar rrënjët e origjinës.

Këtë  aksion e përkrahen me kontributet e tyre:

-Klubi i futbollit “Korabi” New York         $1,100.00

-Fondacioni Hoti i Kujit   $1,100.00

-Xhevat Goçaj  $500.00

-Ramiz Zeqiri Gjonbalaj    $500.00

-Beqi Çelaj         $500.00

-Mustaf Sali Ahmetaj        $300.00

-Fazli R Gjonbalaj      $300.00

-Qazim Dedushaj      $300.00

-Esad Gjonbalaj         $200.00

-Vesel Qosaj      $200.00

Isak Qosaj          $200.00

-Shaban Mehaj          $200.00

-Bruno Selimaj           $200.00

-Sadri Selimaj  $200.00

-Sulltane Gjonbalaj Zeqiri          $100.00

-Rabije Lecaj Gjonbalaj     $100.00

-Sokol Rama Gjonbalaj     $100.00

Avdi N Balidemaj      $100.00

-Sadik Bruçaj     $100.00

-Adem Isufi Gjonbalaj     $100.00

-Shpend Halili Gjonbalaj  $100.00

-Isuf Smajli Gjonbalaj        $100.00

-Xhem Sadria Gjonbalaj  $100.00

-Syle Isufi Gjonbalaj           $100.00

-Naim Hyseni Gjonbalaj  $100.00

-Ragip Fazlia Gjonbalaj     $100.00

-Mali Isufi Gjonbalaj          $100.00

Të gjithe kontribuesve u jemi mirënjohës për përkrahjen dhe humanizmin e tyre.  te dëshmuar sot, dhe ndër vite./ Plava e Guvia Sot