Përmbyllet me sukses aksioni për sigurimin e transportit falas për nxënësit shqiptarë të Plavë-Gucisë

Shoqata plavë-guciasme me veprimtari në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka njoftuar për përfundimin me sukses të aksionit për sigurimin e transportit falas për nxënësit shqiptarë që udhëtojnë çdo ditë nga të gjitha vendbanimet shqiptare të Plavës e Gucisë drejt shkollës së mesme në Plavë.

Përmes një prononcimi publik, Fondacioni Plavë-Guci ka shprehur falënderim të thellë për të gjithë donatorët që mundësuan realizimin e këtij projekti me vlera të mëdha arsimore e shoqërore.

“Bujaria, zemërgjerësia dhe dashuria e bashkëatdhetarëve tanë e bënë të mundur që ky aksion të përmbyllet me sukses. Falë kontributit tuaj, nxënësit tanë, të cilët udhëtojnë çdo ditë nga fshatrat dhe vendbanimet shqiptare përreth, do të mund të arrijnë në shkollë pa pengesa, duke lehtësuar barrën e prindërve dhe duke kontribuar drejtpërdrejt në arsim dhe në të ardhmen e vendlindjes sonë,” thuhet në njoftimin e Fondacionit Plavë-Guci.

Ky aksion është dëshmi e frymës së bashkimit dhe solidaritetit që e karakterizon komunitetin plavë-gucias në diasporë, veçanërisht në SHBA, ku çdo iniciativë për të mirën e vendlindjes gjen gjithmonë mbështetje dhe përkushtim.

Fondacioni ka shprehur mirënjohje të veçantë për të gjithë kontribuesit që me ndjenjë përgjegjësie dhe dashurie për atdheun dhanë ndihmën e tyre për këtë qëllim fisnik.

Donatorët që mundësuan realizimin e këtij projekti:

Isak, Vesel, Xhevat Qosaj – $1000

Ramiz Kukaj – $1000

Xhevdet Qosaj – $500

Xhevat Goçaj – $500

Driton Qosaj – $500

Shaban Mehaj – $500

Qazim Dedushaj – $500

Ram Selimaj – $500

Syl Qosaj – $500

Sadri B. Vuçetaj – $500

Agim Rugova – $500

Ismet Avdija Dedushaj – $500

Djemtë e Rize Zymerit Ahmetaj – $500

Esat Vuçetaj – $500

Shpën Selimaj – $300

Besnik Selimaj – $300

Veton Selimaj – $300

Sadik A. Qosaj – $300

Sadik B. Vuçetaj – $300

Fadil Z. Qosaj – $300

Haxhi B. Balidemaj – $300

Sylë Isufi Gjonbalaj – $300

Sadri Selimaj – $200

Altin Kukaj – $200

Hysen Dedushaj – $200

Shkumbin Hasangjekaj – $200

Smajl Musa Ahmetaj – $200

Labinot Balidemaj – $200

Nufri Lukaj – $200

Agim & Kron Balidemaj – $200

Feriz Jonuzi Gjonbalaj – $200

Drilon Selimaj – $200

Ramë Balidemaj – $200

Selman Balidemaj – $200

Demë Balidemaj – $200

Skender Balidemaj – $200

Enver Balidemaj – $200

Shkumbin Balidemaj – $200

Haki Kukaj – $100

Ahmet Kukaj – $100

Lirim Vuçetaj – $100

Leorik Hasangjekaj – $100

Sokol Gjonbalaj – $100

Uran Qosaj – $100

Din Qosaj – $100

Mustafë Qosaj – $100

Esad Gjonbalaj – $100

Lindon Zenun Goçaj – $100

Ardian Balidemaj – $100

Afrim Balidemaj – $100

Adel Cekic – $100

Lsura H. Qosja – $100

Murat Selimaj – $100

Naser H. Vuçetaj – $100

Visar Selimaj – $100

Arben Idrizi Kukaj – $100

Naim Qosaj – $70

Në emër të Fondacionit Plavë-Guci, një falënderim i veçantë u shkon të gjithë atyre që ndihmuan, u angazhuan dhe mbështetën këtë nismë të vlefshme për nxënësit dhe të ardhmen e arsimit në Plavë e Guci.

Përkrahje mediale dhe ndikim pozitiv

Në këtë dhe shumë nisma të tjera në të mirë të vendlindjes, një rol të rëndësishëm ka luajtur portali “Plava e Gucia Sot”, i cili me raportimin dhe përkushtimin e tij ka ndikuar pozitivisht në promovimin e veprave të mira dhe në forcimin e lidhjeve të komunitetit me vendlindjen.