Pesë raste të tjera të infeksionit me koronavirus u regjistruan në Mal të Zi, duke e rritur numrin në 27, të infektuarve sipas Institutit Malazez të Shëndetit Publik.
Përmes një deklarate Instituti beri me dije se tre persona të infektuar rishtazi ishin të lidhur me rastet ekzistuese, dhe se 19 mostra ishin analizuar.
“Në Mal të Zi, ne kemi gjithsej 27 të infektuar me koronavirusin e ri. Per momentin në Mal te Zi nën mbikëqyrje shëndetësore dhe sanitare gjenden 5,863 persona qe janë nën mbikëqyrje shëndetësore dhe sanitare, ndërkaq 763 persona janë në karantina institucionale, thuhet ne raportin të Ministrisë se Punëve te Brendshme. Instituti po monitoron nga afër zhvillimin e situatës epidemiologjike, për të cilën do të informojë rregullisht publikun ”, thuhet në deklaratë./ Plava e Gucia Sot