Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se deri më tani 63.997 qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për t’u regjistruar për zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Në komunikatën për media, KQZ-ja u kujton bashkatdhetarëve se ka mbetur edhe një ditë afat për aplikim për të ushtruar të drejtën e votës nga jashtë Kosovës.
“Mos e humb mundësinë që zëri yt të dëgjohet”, thuhet në njoftimin e KQZ-së në Facebook.