Për më shumë se tri dite Plava e Gucia ishin pa furnizimi fare me energji elektrike si rrjedhojë e prishjeve të shkaktuara nga të reshurat e dëborës, me ç’rast ishte dëmtuar largpërçuesi kryesor qe furnizon këto komuna por dëme ka pësuar edhe rrjeti lokal i furnizimit meqë janë dëmtuar shumë shtylla elektrike.
Sot pasdite rreth orës 15h energjia elektrike erdhi në qytetin e Plavës dhe në mbrëmje edhe në Guci.
Fshatrat në këto dy komuna janë ende pa furnizim, duke kaluar kështu në ditë të katërt pa energji elektrike.
Çka është më e keqja, nuk dihet kur do të fillon furnizimi i rregulltë i këtyre fshatrave me energji elektrike shumë të nevojshme në situatën aktuale.
Shpresojmë që së shpejti do të riparohen prishjet dhe të normalizohet furnizimi i këtyre fshatrave./ Plava e Gucia Sot