GUCI: Partive opozitare SD dhe SDP u pengon gjuha shqipe në seancat e Kuvendit Komunal

Guci 29 Dhjetor 2020

Sot, gjatë  mbajtjes së seancës të Kuvendit komunal të Komunës së Gucisë, dy parti: partia e Radonçiqit (SD) dhe ajo SDP – e  Ellvis Omeragiq, degët e Gucisë, për te dytën herë radhazi kanë kërkuar nga kryetari e Kuvendit  zt.Bujar Hasangjekaj që së pari t’iu drejtohet në gjuhën zyrtare, asamblistëve të Kuvendit, pra në gjuhë malazeze e pastaj në gjuhë shqipe.

Kryetari i Kuvendit zt. Hasangjekaj fillimisht iu ishte  drejtuar Kuvendit sot në gjuhë shqipe e më pastaj në gjuhë malazeze.

Këshilltari i Socialdemokrateve (SD) zt.Admir Mullamekiq dhe vetë kryetari i Partisë Socialdemokrate (SDP) zt.Omeragiq janë duke e  cituar nenin 13 te Kushtetutës se Malit te Zi dhe duke u thirrur në te,  ku thuhet se gjuhë zyrtare në Mal te Zi është gjuha malazeze, dhe sipas tyre duhet te përdoret gjuha malazeze  e pastaj gjuha shqipe.

Sa për sqarim, në nenin 13 dhe në asnjë nen tjetër,  e asnjë  ligj e madje as në ligjin e posaçëm NUK THUHET qe NUK LEJOHET PERDORIMI I GJUHES SHQIPE por përkundrazi, është në përdorim edhe gjuha shqipe.

Duhet cekur se 8  këshilltarët e këtyre dy subjekteve SD dhe SDP te përfaqësuara ne kuvendin e Komunës se Gucisë janë të përkatësisë etnike boshnjake dhe tash e një kohë me kërkesa të paarsyeshme tentojnë ta pengojnë punën e  Kuvendit Komunal të Gucise.