Policia amerikane ka vrarë një shqiptar në New Jeresy, pasi që ai ka refuzuar ta dorëzojë armën.
Para se të qëllohej për vdekje, atij disa here i është kërkuar nga Policia që ta lëshojë armën nga dora.
Personi i vrarë raportohet të jetë Luan Agolli 42-vjeçar .
Sipas brokercheck, 42-vjeçari rezulton në profesion broker prej 15 vitesh, madje dhe i licensuar.
Ende nuk dihet çfarë e ka shtyrë atë të ndërmarrë këtë veprim ndërsa rezulton si person i rregullt dhe i punësuar në SHBA.
Daily Voice raporton se ngjarja ka ndodhur ditën e enjte. Ndërsa, Prokurori i Përgjithshëm i New Jerseyt, Gurbir S. Grewal, ka thënë se tani kanë nisur hetimet rreth këtij incidenti.
[KUJDES – Pamje të rënda!]