Policia malazeze heq dhe merr me vete flamurin shqiptar nga shtëpia në Milesh

Pas publikimit në portalin “Vijesti” se në një shtëpi në fshatin Milesh valvitet flamuri shqiptarë, policia malazeze gjatë ditës së djeshme e ka hequr flamurin shqiptar nga shtëpia në ndërtim e Emin Beqoviq në fshatin Milesh në Malësi.

Emin Beqoviq është marrë në pyetje dhe është dërguar në gjykatën për shkelje të ligjit  sepse në shtepin të cilën është duke e ndërtuar kishte vendosur flamurin e Shqipërisë, thanë nga Policia për Vijesti.

Policia flamurin e ka marrë me vete, për nevojat gjatë procesit penal.