Sot është koha e sensibilizimit. Dua Lipa, Rita Ora, Bebe Rexha, Behxhet Pacolli,
më pas kompania Gener2 me 20 apartamente, Shefqet Kastrati me 1.5 milion euro, etj.
Mirëpo kanë mbetur edhe shumë të tjerë që në internet i gjeni në listën e më të pasurve të Shqipërisë që duhet të ndihen në këto ditë, si pronarë mediash, ndërtues, dy fabrikat e cimentos në Thumanë dhe në Fushë-Krujë etj
Ka deputetë dhe ish deputetë shumë të pasur që duhen të bëhen të gjallë , ku po të bëjmë një aritmetikë shumë të thjeshtë, 20 të pasurit nese japin nga 20 apartamente bëjnë diku 400 familje, plus donacionet e huaja mjafton të ketë mirë menaxhim dhe larg duart nga vjedhja e fondeve.
Nuk është koha për fyerje , nuk është koha për polemika , është koha për menaxhim dhe zgjidhje adekuate të strehimit të familjeve.
Shumë lehtë listat e pasanikëve të Shqipërisë gjenden në internet. Mjafton mirëmenaxhimi dhe ja ku u zgjidhen mbi 500 familje me strehim të ri.
Mjafton që studiot televizive të merren me dirigjimin e sensibilizimit, mundësisht t’iu bëjnë thirrje pronarëve të tyre të jenë të parët në donacione sepse falë këtij populli dhe këtyre familjeve janë aty ku janë. Edhe një herë qeveria dhe politika – larg duart nga fondet.
/Plava e Gucia Sot