Të dashur lexues dhe miq të portalit Plava e Gucia Sot,
Sot duam të ndajmë me ju një lajmerim të rëndësishëm dhe me peshë të madhe për të gjithë shqiptarët, veçanërisht për komunitetin tonë të Plavë e Gucisë dhe diasporën tonë kudo në botë.
Miku ynë i vjetër dhe i respektuar, Skënder Thaçi, do të kandidojë më 28 dhjetor për deputet në Kosovë, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Skënderi është një personalitet i dëshmuar në shërbim të komunitetit dhe një zë që ka folur për shqiptarët kudo për më shumë se tre dekada.
Skënder Thaçi – bir i Gucisë, nip i Vuthajve
Skënderi ka lindur në Guci dhe është nip i Vuthajve, çka e bën këtë kandidaturë edhe më të afërt me zemrat tona. Ai vjen nga rrënjët e trevës sonë, nga një familje atdhetare me tradita, vlera e burrëri – dhe këtë trashëgimi e ka bartur me dinjitet në të gjitha angazhimet e tij.
Njeri i vlerave, integritetit dhe shërbimit publik
Skënder Thaçi është person që e njeh nga afër dhimbjen, hallet dhe nevojat e shqiptarëve. Për më shumë se 30 vite ka shërbyer Shqipërisë dhe Kosovës përmes Shoqatës Shqipëri–Austri, krah humanistes së madhe Marianne Graf. Kontributi i tij është i pakrahasueshëm:
• i pari që u doli në ndihmë mijëra të dëbuarve gjatë luftës së Kosovës,
• furnizoi familje me ushqime, veshmbathje, transport e strehim,
• mbështeti komunitete të tëra në ditët më të errëta, kur pak të tjerë e bënin.
Portali ynë e përkrah pa hezitim
Portali Plava e Gucia Sot e mbështet fuqimisht Skënder Thaçin, si një kandidat që përfaqëson dinjitetin, traditën dhe aspiratat e trevës sonë.
Ne gjithmonë përkrahim me zemër kandidatët që vijnë nga Plava e Gucia, dhe sot ju bëjmë thirrje të gjithëve:
T’i japim mbështetje të plotë Skënder Thaçit!
Ai është zëri i atyre që politika i ka harruar, i diasporës, i shqiptarëve kudo janë dhe i të papërfaqësuarve. Ai është njeriu i duhur, në kohën e duhur.
Me Skënderin, për Skënderin!
Për Kosovën që vetëvendos më 28 dhjetor.
Voto Koalicionin VETËVENDOSJE – 116
Voto Skënder Thaçi – numër 36!