Prof. Dr. ANNA MADEO – Kalabri,Presidente Nderi e “Takimit të Plavë-Gucisë, 2025”,

Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik,
me tematike: Histori- Identitet- Integrim.

***Konsulle Nderi e Shqipërisë në Rajonin e Kalabrisë – Itali (e dekretuar, në korrik 2025, nga Qeveria Rama e Presidenca e Shqipërisë).
Rajoni i Kalabrisë (rajoni kryesor i Arbëreshëve të Italisë) ka 15.080 km2 dhe 2.050.000 banorë, përndryshe: është më i madh se Republika e Kosovës (10.955 km2 dhe 1.5 milionë banorë) është më i madh edhe se Republika e Malit të Zi (me 623.633 banorë dhe 13.883 km2).

*** Sipërmarrëse e sukseshme e kompanisë “MADEO”, (kompani agroushqimore, mbi 40 vjecare, 1984-2025), e cila eksporton në 26 shtete të botës: Europë (Mbretëri e Bashkuar, Shqipëri, Zvicër, Gjermani, Irlandë, Hollandë, Danimarkë, Suedi, Francë, Belgjikë), Amerikë, Kanada, Australi e Oqeani; me xhiro vjetore 28 milionë euro; kompania e parë në Amerikën e Jugut për produktet e mishit; ka një fabrikë me tri impiante përpunimi, katër linja prodhimi, etj. me mbi 100 ha tokë me mbi 200 mijë bimë vendase e ullinj; ka mbi 150 punonjës etj. Në dy vite sipërmarrëse e kësaj kompanie, që ia rriti 8 për qind xhiron në vitin e parë të punës së saj (me 2024), dhe tani ka hyrë fuqishëm në tregun amerikan, cka do të cojnë drejt rritjes së kapaciteteve ndërtuese dhe përpunuese të fabrikës etj. Në këto dy vite kanë shkruar disa gazeta italiane si “La Republica” etj. për prof. dr. ANNA MADEO, sipërmarrëse e fuqishme në tregun italian.

***është nga komuna arbëreshe Shën Mitër Corones (San Demetrio Corone) në Rajonin e Kalabrisë, në vendlindjen e të shquarit Jeronim De Radës; vendi i Kolegjit “Sant’Adriano” (themeluar nga Papa Klemnti XII në v. 1732 dhe, pastaj, Mbreti Ferdinand IV në v, 1794), institucioni i parë dhe më i rëndësishmi në arsimimin e arbëreshëve, ku dolën personalitete shqiptaro-arbëreshe si: Agesilao Milano (1630-1656), Domenico Mauro (1812-1873), Cesare Marini (1792-1865), Jeronim De Rada (1814-1903); një komunë e sotme me sipërfaqe më të madhe se kryeqyteti Tiranë dhe me popullsi 3 mijë banorë.

***ishte hera e parë që vinte në Plavë-Guci dhe e para herë që përshendeti në një veprimtari kombëtare shqiptare, në trojet shqiptare, para shqiptarëve të Shqipërisë Amë.

“Takimi i Plavë-Gucisë, 2025”, Takim PanShqiptar- NdërBallkanik- EuroAtlantik, me tematikë: Histori- Identitet- Integrim, u organizua dhe mbajt nga “Gazeta e Alpeve”, media Rajonale- PanShqiptare- NdërBallkanike- EuroAtlantike (Shqipëri- Kosovë- Mali i Zi- Maqedoni e Veriut- Luginë e Preshevës e Sanxhak- Mërgata Shqiptare në Botë) në bashkëpunim me Këshillin për ndërtimin e funksionimin e Qendrës Kulturore në Vuthaj të Plavë-Gucisë).

(R.L.)
(Foto: KRISTAQ JANUSHI – 1 gusht 2025)

Gazeta e Alpeve