Malazezët në Kosovë po shprehen të frustruar pse zyrtarët shtetërorë i kanë shpeshtuar deklaratat e tyre për rishikimin e Demarkacionit.
Kryetari i Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, Slobodan Vujiçiq, me anë të një reagimi për media ka thënë se këto deklarata janë provokime të rrezikshme, dhe se për to, sipas tij do të diskutohet në vizitën që presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq do ta zhvillojë në Kosovë më 18-19 maj.
Ai thotë se pas takimit, malazezët presin që Qeveria e Kosovës t’i jap fund pretendimeve të veta dhe ta pranojë Demarkacionin.
“Edhe pse demarkacioni mes Malit të Zi dhe Kosovës ka përfunduar pa mundësi rishikimi të tij, po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të zhurmshme deklaratat e disa zyrtarëve kosovarë se çështja nuk është mbyllur. Ringjallja e kësaj teme, e cila rëndoi shoqërinë kosovare dhe u shoqërua me dhunë në rrugët e Kosovës dhe në Kuvend, është një provokim i rrezikshëm, por i kotë me qëllimet e fundit. Duke pasur parasysh se presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë më 18 dhe 19 maj, presim që pas takimeve të planifikuara, Prishtina zyrtare përfundimisht t’i pranojë faktet dhe t’i japë fund demarkacionit ndërmjet dy shtete”, thotë Vujiçiq.
Tutje, Vujiçiq thotë se pret që nga Gjukanoviq që të diskutojë edhe për një afat për renovimin e strategjisë për integrimin e malazezëve në Kosovë.
“Nga ana tjetër, nga presidenti i Malit të Zi, presim që Milo Gjukanoviq dhe kolegët e tij kosovarë të caktojnë një afat për rinovimin e strategjisë së refuzuar për afirmimin dhe integrimin e komunitetit malazez, si dhe një afat për zgjidhjen e pozicionit tonë kushtetues dhe ligjor dhe adekuat për përfaqësim në Kuvendin e Kosovës. Gjithçka përtej kësaj do të çojë shumë shpejt në shkatërrimin e plotë të qenies etnike malazeze, e cila është përçarë dhe përçarë më tej për shkak të pasojave të situatës në vendin e origjinës”, ka thënë ai.
Ndryshe, pavarësisht deklaratave të kryeministrit Kurti, kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka thënë se çështja e Demarkacionit për shtetin e tij është e mbyllur