PSE HESHTIN PARTIT POLITIKE DHE SHOQATAT E PLAVE GUCISE PER…

PSE HESHTIN PARTIT POLITIKE DHE SHOQATAT E PLAVE GUCISE PER HOTIN

Ka kohe qe hotjanët, si ata ne Plave Guci e edhe ne diasporë kanë ngritur zërin kudër ndërtimit te një minihidrocentralit ne afërsi te Plavës. Ky minihidrocentral do te shfrytëzonte përmes tubacioneve ujerat e fshatit Hot te Plavës, dhe ne këtë mënyrë burimet UJORE te këtij vendbanimi shqiptar do te shndërroheshin ne nje burim i te ardhurave për ndonjë investitor, kurse për Hotin dhe hotjanet ne një burim te sigurt te tharjes se tokave te tyre. E tere kjo behet me bekimin i institucioneve te korruptuara te shtetit malazias dhe duke shpërfillur vullnetin e banorëve vendas. Po për këtë problematik fillimisht patën reaguar diaspora e hotjanve ne SHBA me nje deklarim publike per opinion e me pastaj edhe hotjanet ne Plave Guci.
Te habit fakti se si asnjë subjekt politik shqiptar ne Plave Guci nuk ka dal me ndonjë qëndrim duke respektuar vullnetin e hotjanve dhe përkrahur kundërshtimin e tyre, ndërkaq kur vije koha e votime i gjen duke u lajkitur për ndonjë vote te mundshme . Jo vetëm subjektet politike po edhe shoqatat plave-guciase ne vendlindje dhe diasporë po heshtin dhe nuk përkrahin hotjanet ne këtë ballafaqim ime investitorët te egër qe nuk respektojnë por tentojn te nëpërkëmbin vullnetin e Hotjanve.

(foto nga protesta e bere ne Plave me 21 Korrik 2017 kunder ndërtimit te minihidrocentralit)

Leave a Comment