“Ubi shiptara” në stadiumin e Ulqinit, Ekipi i futbollit Otrant…

“Ubi shiptara” në stadiumin e Ulqinit,

Ekipi i futbollit Otrant nga Ulqini fitoi dje (1 Tetor 2017) ndaj ekipt Berane nga qyteti Beran me rezultatin e pastër 3:1 por që rezultati i kësaj ndeshje nuk ishte aq i rëndësishëm sa gjestet provokative të tifozëve nga Berana. Ata për asnjë moment nuk e kishin në rend të parë ndeshjen sa thirrjet provokative kundër shqiptarëve.

Për një moment ndeshja u ndërpre nga arbitri i ndeshjes për shkak të thirrjeve kundër shqiptarëve si ”Ubi shiptara” (vrite shqiptarin) apo edhe brohoritjeve për kriminelin e luftës Ratkoa Mlladiq i cili është dënuar nga gjykata e Hagës.

Në videon e mëposhtme mund të shihet largimi i tifozave nga Berana nga stadiumi i Ulqinit por që edhe gjatë largimit të tyre ato provokonin duke ngritur tre gishta lart.

Leave a Comment