Vendkalimi kufutar Qafa e Vranices
Plavë- Bajram Curri
Qafa e Vranicës premton që së shpejti të bëhet një tjetër nyje e rëndësishme ndër-shqiptare. Edhe pse kanë kaluar shtat vite nga nënshkrimi i marrëveshjes për krijimin e pikës kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Malit të Zi në Qafë të Vranicës, asgjë nuk është materializuar ende. Mjafton të bëhet një përmirësim i vogël dhe shtrohen me asfalt 18 kilometrat e rrugës së bardhë ekzistuese Dragobi-Çerem-Qafë Vranicë për ta bërë brenda një kohë shkurtër këtë një rrugë funksionale ndërshtetërore mes Plavës dhe Tropojës.
Kjo rrugë do ishte impakt të jashtëzkonshëm ekonomik, do i jepte një shtytje të mirë turizmit malor të Bjeshkëve të Nëmuna e mund të bëhej një bosht i rëndësishëm rajonal i transportit. Por mbi të gjitha kjo duhet bërë sa më shpejt sepse është një rrugë patriotike sepse nëpërmjet kësaj rruge shqiptarët e Plavës dhe Gucisë dalin akoma më shumë nga izolimi historik dhe forcojnë lidhjet me Shqipërinë dhe Kosovën duke ndërprerë e mbase edhe kthyer procesin intensiv të asimilimit që ka ndodhur aty. Kështu për shembull aktualisht për të ëshkuar nga Plava në Gjakovë nga Rozhaja duhen 153 kilometra ose rreth tre ore me makinë ndërsa duke ndjekur korridorin e ri Plavë –Jasenicë- Hot i Kujit- Qafë Vranicë-Çerem- Dragobi-Bajram Curr-Gjakovë bëhet vetëm 86 kilometra të cilat mund të përshkohen me gjysmën e kohës ekzistuese, pra një orë e gjysëm.
Po ashtu duke patur parasysh se rruga Han i Hotit Vermosh është përfunduar dhe se prej vitesh është hapur pika kufitare Vermosh-Bashkim-Gërncar-Guci nëpërmjet kësaj rruge mund të mbyllet një lloj unaze e alpeve shqiptare. Po ashtu brenda pak muajsh hapet pika kufitare me Malin e Zi në Grabom-Cem i Trieshit për të dal në Dinoshë e mandej Podgoricë duke shtuar mundësitë e tranzitit për këtë pikë strategjike kufitare. / Plava e Gucia Sot
Vendkalimi kufutar Qafa e Vranices kliko ne link ketu
/Plava e Gucia Sot