Ngjarje e ditës për botën informative paraqet lajmi i mbylljës së “Zërit të Amerikës” ku me 14 mars është realizuar transmetimi i fundit i emisionit ditor informativ DITARI, duke mbyllur programin që ka funksionuar nga Lufta e Dytë Botërore, në 52 gjuhë të botës, duke qenë humbje e madhe edhe për ne shqiptarët, sepse ishte një dritare e veçantëinformative për hapësirën e botës shqiptare

Nail Draga
Mbyllja e çdo medie qoftë në nivel lokal apo shtetëror paraqet moment dëshprimi për qytetarët e mjedisit përkatës, por kur mbyllet një medie siç ishte “Zëri i Amerikës”, që ishte me përmasa globale, është humbje e madhe për botën informative e demokratike, sepse ishte medie me mision të veçantë, në favor të qytetarëve dhe vendeve të privuara nga informacioni objektiv.
Por, ajo çka është paralajmëruar më parë u bë realitet sepse presidenti Donald Tramp me urdhër ekzekutiv vendosi shpërbërjen e 7 agjencive federale dhe mediave të tjera të financuara nga qeveria amerikane në mbarë botën. Në kuadër të këtij vendimi bënte pjesë edhe “Zëri i Amerikës” ku u mbyll të shtunën me 15 mars, i cili filloi transmetimet në vitin 1942 për një audiencë që vlerësohet në 125 milionë njerëz në të gjithë botën.
Pse u mbyll Zëri i Amerikës?
Mijëra bashkëpunëtorëve të stacionëve të “Zërit të Amerikës”, “Radio Evropës së Lirë” dhe “Radio Azisë së Lirë” të premten(14 mars) iu ka arritur mesazhi elektronik nga administrata e presidentit Donald Tramp. Në te është shkruar se nuk duhet, madje as nuk bënë të vijnë në redaksi. Si shtojcë të kësaj urdhërese ekzekutive, Shtëpia e bardhë ka dhënë kumtesën në të cilën thuhet që ”obliguesit tatimor amerikan më nuk do të paguajnë propagandën radikale”. Ky është mendimi edhe i Ilon Maskut(Elon Musk) i cili udhëheq “luftën kundër byrokracisë”. Që në shkurt ka deklaruar se ata medie amerikane janë ”grupe të majta radikale që flasin për vetën e tyre, ndërsa shpenzojnë miljardë dollarë të tatimit amerikan” njofton Dojçe vele(Deutsche Welle-DW).
Në shërbim të së vërtetës
“Zëri i Amerikës” është themeluar më 1 shkurt 1942, gjatë Luftës së Dytë Botërore, ku folësi i emisionit të parë të “Zërit të Amerikës”, William Hale, e hapi programin me fjalët, që kanë hyrë tashmë në histori: “Ju flet Zëri i Amerikës! Lajmet mund të jenë të mira, ose të këqija për ne, por ne do t’ju themi të vërtetën”.
Ndërsa për ne shqiptarët “Zëri i Amerikës” ka rëndësi të veçantë sepse transmetimin në gjuhën shqipe e ka nisur 82 vite më parë pikërisht me 13 maj të vitit 1943, kur nga studiot e atëhershme të Nju Jorkut, “Zëri i Amerikës”, foli për herë të parë në shqip.

Në ditët e para, studiot e Zërit ishin në Nju Jork. Në vitin 1945, me përfundimin e Luftës së Dytë Botërore, Shërbimi Shqip u mbyll. Por ndërsa Evropa u nda nga perdja e hekurt, për koiçidencë, po më 13 maj të vitit 1951, Shërbimi Shqip u rihap, për t’i vazhduar transmetimet pandërprerë deri me 14 mars 2025. Viteve të fundit ‘Ditari’ transmetohej edhe nëdisa kanale televizive shqiptare
Në sajë të profesionalizmit nuk ka dilemë se misioni i “Zërit tëAmerikës” ishte të përcillte informacione nga vendet ku liria e shtypit ishte e kufizuar, ose nuk ekzistonte.Në këtë kategoribënin pjesë edhe shqiptarët që ishin te privuar nga informimi i drejt sepse ishin pjesë e ideologjisë në kampin socialist.
Kundër imazhit të SHBA-së
Në lidhje me këtë vendim të Qeverisë amerikane, kanë reaguar personlitete e medie të ndryshme duke e vlerësuar si veprim të nxituar që do të ndikojë negativisht në imazhin e SHBA-ve, sepse kjo ishte një dritare informative mbi tetë dekada, në favor të informimit objektiv.
Kështu në lidhje me këtë çështje për gazetarin e ish- drejtorin e “Zërit të Amerikës”, në gjuhën shqipe Elez Biberaj, thekson se “Zëri i Amerikës” një fener shprese dhe i së vërtetës për qindra miliona anëmbanë globit, u hesht sot në emër të reduktimit të burokracisë federale. Për më shumë se tetë dekada, VOA ka qenë një forcë jetike në promovimin e idealeve demokratike të Amerikës, duke prezantuar besnikërisht politikat e SHBA-së, avancimin e interesave kombëtare dhe duke shërbyer si një burim i besuar i lajmeve të besueshme për miliona në rajonet e privuara nga informacioni”. Me tutje ai cekën se “vendimi për të çmontuar një nga pasuritë më të mëdha kombëtare të Amerikës do t´i shkaktojë dëm të thellë imazhit të SHBA-së, interesave të saj globale dhe promovimit të vlerave demokratike-dëm që asnjë kundërshtar nuk mund ta arrijë kurrë. Sot shënohet njëkapitull thellësisht i trishtuar në historinë e angazhimit të Amerikës me botën”.
Medie e veçantë për shqiptarët
Autori i këtij shkrimi ka ndjekur rreth pesë dekada “Zërin e Amerikës”, duke qenë media me e besueshme e cila ka sjellur informacione të fushave të ndryshme, në favor të informimit profesional, në mbeshtetje të drejtave dhe lirive të njeriut e të demokracisë. Kjo medie ishte e veçantë për ne shqiptarët të cilët në kuadër të ish kampit socialist kemi vuajtur për lirinë e mendimit dhe të fjalës së lirë.
Më parë përmes radios e më vonë në televizion, ora 18.00 ishte e rezervuar për “Zërin e Amerikës”, sepse ate çka ofronteky medium, nuk e ofronin të tjerët. Mbulimi i tërë hapësirëes shqiptare me korrespondentët si në Tiranë, Shkodër, Gjirokastër, Shkup e Ulqin, ka mundësuar informimin e përgjithshëm duke ofruar të dhëna me interes në lidhje me raportët shoqërore, politike, arsimore e kulturore të shqiptarëve ne mjediset e tyre.
Por, pak kush ka mundur të besojë se të premtën me 14 mars do ta shohim “Ditarin” e fundit të “Zëri i Amerikës”, sepse të shtunën me 15 mars në ora 18:00 shqiptarët me nuk kishinmundësi të përcjellin këtë emision informativ ashtu siç ndodhte çdo ditë.
Ne pritje të presidentit tjetër
Përfundimisht nuk ka dilemë se vendimi i presidentit Donald Tramp, ulë imazhin e SHBA-ve si vend i demokracisë dhelirisë së mediave që shkon në favor të shumë shtetëveautokratike. Pasi një vendim të tillë deri më tash nuk e kamarrë asnjë president amerikan, çështja mbetën e hapur se sido të vendosë, presidenti i ardhshëm amerikan, a do të qendrojindiferent, apo do të rikthejë Zërin e Amerikës siç ishte mëparë, në favor të informimit të pa censuruar dhe të botësdemokratike.
(Mars 2025