Sipas informacioneve tona, të ardhura tek portali Plava dhe Gucia Sot, bisedimet janë vështirësuar dhe ka çarje, kjo për shkak se faktori ndërkombëtar nuk i dëshiron radikalet pro-serb e pro-rus në udhëheqje.
Kjo, në njëfarë mënyre është bërë e ditur edhe nga vet mandatari, i cili tha se “tre liderët e Frontit nuk mund të jenë në poste kyçe” nga ku erdhën edhe reagimet e tyre.
Gjithashtu çka ka rënë në sy është edhe mos-përgjigja e Listës Shqiptare, edhe pas pranimit të të gjitha kushteve nga ana e mandatarit, pra që le të kuptohet se mund të ketë edhe lëvizje të tjera.
Çka është kërkuar në fillim, por edhe është ri-theksuar nga lider të “URA” se “Nuk votojmë qeveri tjetër, pos asaj eksperte”.
/Plava e Gucia Sot