Nga burimet e veta Plava Gucia Sot merr vesh se qeveria e re, respektivisht “Qeveria e pakicave” do të formohet në gjysmën e parë të muajit që po vjen. Kjo, qeveri do të ketë mbështetjen e partive tashmë opozitare që do të jenë edhe pjesë e saj, por po ashtu edhe të partisë së Gjukanoviqit (SDP), por kjo e fundit pa pjesëmarrje të saj në qeveri të re.
Sipas informacioneve me të cilat disponojme, kryeministri do të vie nga pakicat, gjegjësisht nga komuniteti shqiptar e ky komunitet do ti merr edhe disa ministri kyçe.
Gjithashtu, pos drejtorisë së inspekcionit që veçse udhehiqet nga shqiptarët, gjithashtu do ketë edhe të tjera, e sidomos në mesin e organeve shteterore relevante nepër komuna ku shqiptarët janë shumicë ose përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të popullatës : siç janë Ulqini, Tuzi, Plava dhe Gucia.
Urojmë që më në fund komuniteti shqiptar në Mal të Zi ti gëzon së paku një pjesë të te drejtave të garantiara me Kushtetuten e Malit të Zi dhe ta ketë edhe de facto vendin e rolin e merituar në institucionet e Mali të Zi.
Viti 2022 mund të sjellë ndryshime progresive për shqiptarët në Mal të Zi nëse i gjithë spektri politik shqiptar bashkohet për kauzen kombëtare dhe nese lihen anash interesat e inatet personale.
Dhashtë Zoti të bëhet ashtu!