Qeveria materialisht ndihmon Komunën e Plavës në avancimin e infrastrukturës rrugore: Asfaltohet rruga e Prnjavorit

Plavë – Punët në asfaltimin e rrugës së Prnjavorit në gjatësi prej 600 metrash, e cila lidhë vendbanimin me të njëjtin emër me Plavën mu te objekti i Qendrës tregtare, kanë filluar të premten, më 24 prill, e pritet se do të përfundojnë deri kah fundi i javës, është komunikuar nga Drejtoria për punë publike.

                Siç thuhet në komunikatë, fjala është për punët përfundimtare në kuadër të fazës së dytë të ndërtimit të rrugës në fjalë, për të cilën Qeveria e Malit të Zi nga buxheti i vet kapital, ka orientuar rreth 400 mijë euro.

                “Drejtoria e punëve publike përmes procesit të veprimtarive të veta publike, kontratën mbi kryerjen e punëve në kuadër të fazës së dytë të objektit, e ka nënshkruar me ndërmarrje ndërtimore nga Tivari ‘Putevi Bar’. Pritet që pas pak ditësh do të kryhen edhe punët tjera, e më pas rruga do të jetë e hapur për komunikacion”, theksojnë në Drejtori.

                Deklarojnë se me projekt janë përfshirë edhe muret mbështetëse, elektroinstalimet e reja, rrethojat për këmbësor dhe sinjalizimi i komunikacionit, kurse në kuadër të fazës së parë është ndërtuar rrjeti i kanalizimit atmosferik dhe i atij fekal.

Shaban Hasangjekaj