Qeveria shqiptare miraton vendimin, Dita e Alfabetit shtohet në listën e festave kombëtare

Igli Hasani

22 nëntori që njihet si Dita e Alfabetit në Shqipëri shtohet në listën e festave kombëtare.

Vendimi u bë me dije nga ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, këtë të mërkurë.

“Do të miratohet një ndryshim për ligjin për festa kombëtare dhe ditët përkujtimore. Këshilli i Ministrave po propozon Kuvendit shtimin e ditës së alfabetit si një nga festat tona kombëtare. Është ditë me simbolikë të veçantë.

22 Nëntori specifikon momentin më të madh unifikues të shqiptarëve, që janë të shpërndarë në të gjitha vendet e Ballkanit dhe i bashkon gjuha”, tha ministri i Jashtëm Igli Hasani.