Parimi i reciprocitetit vlerë e barazisë ne mes dy shteteve

Veprimet destruktive politike te Serbisë  raport me Kosovën  nuk janë  befasi për opinionin vendas dhe  huaj, duke dëshmuar se ata  nuk veprojnë sipasparimeve por sipas  interesave utilitaredëshmohet me veprimet e javës  parë  janarit këtij vitipërmes lejimit  qarkullimit  veturave me targa  RKS  territorin e Serbisë dhe refuzimit ministrit  brendshëm  Kosovës për  vizituarLuginën e Preshevësqe ka nxitur Qeverinë e Kosovës  aplikojë reciprocitetin  leje për vizitazyrtare si vlerë  barazisë  mes dy vendeve

Nail  Draga

Në fund të dhjetorit, mediat njoftuan se Serbia vendosi që nga1 janari t’i njohë targat RKS dhe të lejojë lirshëm qarkullimine tyre, pa u vendosur letër ngjitëse. Në lidhje me këtë çështjeQeveria e Kosovës pati njoftuar se do të presë zbatimin nëterren të këtij vendimi nga Serbia për të vendosur në bazë tëreciprocitetit për t’i hequr ngjitëset nga targat e veturave tëSerbisë.

Targat e RKS u njohen nga Serbia

Mbulimi i simboleve të Serbisë, përkatësisht të Kosovës, me ngjitëse të bardha ishte pjesë e marrëveshjes së arritur më 30 shtator 2021 me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Theksojmë se banorët e komunave me shumicë serbe në veri, dy javë para arritjes së kësaj marrëveshjeje patën bllokuarrrugët që shpijnë në pikat kufitare Jarinjë dhe Bërnjak, meqëndërkohë Qeveria e Kosovës pati vendosur masat e reciprocitetit për tabelat e automjeteve.

Në lidhje me këtë çështje Qeveria e Kosovës në një mbledhjeelektronike të enjten( 4 janar) ka vendosur që të largohenngjitësët nga veturat me targa të Serbisë.

Ky vendim, sipas njoftimit të Qeverisë është “akt i fqinjësisësë mirë dhe vjen pas njohjes së plotë të targave të Republikëssë Kosovës nga Serbia”. Sipas njoftimeve të para nuk ka pasurasnjë pengesë për qarkullim me veturat nga të dy vendet, pordilema mbetën se a do të qendrojë Serbia këtij vendimi, duke  marrë parasysh se ata janë të pa parashikueshëm, sepseveprojnë sipas interesave të tyre utilitare. 

Pikërisht duke marrë parasysh një konstatim të tillëkryeministri Albin Kurti ka thënë se vendimi për heqjen e letrave ngjitëse nga targat e Serbisë mund të ndryshojë po qese ndryshon qasja apo sjellja e autoriteteve serbe për lëvizjen e lirë të automjeteve me targa RKS. Nga ana tjetër ai ka shtuarse veprimi i Serbisë për njohjen e targave RKS duhet tëlexohet si “manovër e një pushteti jodemokratik për mbijetesëvetjake”.

Ai ka theksuar se vendimi ka ardhur pas përdorimit dyvjeçartë çështjes së targave si pretekst nga ana e Serbisë për tëtensionuar situatën e sigurisë në veri të vendit dhe si përpjekjepër të ulur kritikat nga bashkësia ndërkombëtare mbi Serbinëpas parregullsive në zgjedhjet e 17 dhjetorit atje.

Refuzimi i vizitës së ministrit në Luginën e Preshevës

Se nga ana e Serbisë mund të pritën veprime destruktive, dëshmon e dhëna se të enjtën me 4 janar mediat informuan se Serbia ia ka refuzuar ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, kërkesën për ta vizituar Luginën e Preshevës. 

Bëhët me dije se ministri  Sveçla  gjatë qendrimit në Luginë të Preshevës kishte planifikuar takime në selitë e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe me deputetin e vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Në lidhje me këtë refuzim përmes Facebook-ut Sveçla ka njoftuar opinionin se “në respektim të marrëveshjes së Brukselit dhe praktikave të deritanishme, përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës kemi përcjellë agjendën dhe informatat e nevojshme të delegacionit në Zyrën ndërlidhëse të Serbisë, për leje të hyrjes në Serbi dhe realizim të vizitës. Mbrëmë në orët e vona, nga zyrtari ynë ndërlidhës në Beograd jam njoftuar se kërkesa jonë për vizitën e sotme në Luginë është refuzuar nga autoritetet e Serbisë, pa asnjë shpjegim. Për çështjen e vizitave të zyrtarëve shtetërorë ne do të veprojmë mbi parimet e reciprocitetit si vlerë e barazisë mes dy shteteve tona”.

Pse u refuzua vizita 

Në lidhje me refuzimin që iu bë Sveçlës ka pasur reagime si nga ana e përfaqësuesve politikë të Luginës, por edhe të atyre në Kosovë. Duke marrë parasysh strategjinë antishqiptare nga Qeveria e Serbisë  refuzimi i tillë nuk është i pari  e as i fundit, duke dëshmuar se shqiptarët e Luginës së Preshevës i trajton si popullsi e getoizuar, duke i diskriminuar në forma të ndryshme edhe tash në pluralizëm. Një veprim i tillë nuk paraqet befasi, madje mund të llogaritet si hakmarrje për shqiptarët të cilët votuan me shumicë absolute për deputetin e tyre të vetëm Shaip Kamberin në Kuvendin e Serbisë. Madje unifikimi i faktorit politik shqiptar në prag të votimeve në Serbi të 17 dhjetorit, duke vizituar kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe mbeshtetjen qe kanë marrë nga ai, është dëshmi e mjaftueshme për të refuzuar vizitën e ministrit Sveçla në Luginë të Preshevës. Veprimi i tillë destruktiv i autoriteteve kundër kësaj vizite të ministrit Sveçla është dëshmi se ata nuk janë për bashkëpunim  dhe për dialog në mes Kosovës e  Serbisë. Madje edhe takimet në nivel me të lartë ne mes dy vendeve janë realizuar përmes ndërmjetëseve të BE-së, por gjithmonë duke pasur qasje destruktive nga pala serbe. Dhe nuk ka si të jetë ndryshe kur pala serbe ate qe kërkon për pjesëtarët e popullit serb në Kosovës, iu mohon shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Nuk ka dilemë se veprimi politik i Serbisë është të izolojë shqiptarët në Luginën e Preshevës, duke iu pamundësuar komunikimin me Kosovën,  ku në sajë të politikës serbe diskriminuese  nga Lugina e Preshevës  janë zhvendosur një numër i madh shqiptarësh si në Prishtinë, Gjilan, Fushë Kosovë etj.

Marrëveshjet duhet të respektohen

Marrëveshja për vizitat zyrtare është arritur në kuadër të dialogut teknik të Brukselit në vitin 2014. Vizitat ishte thënë se duhet të zhvillohen në atë mënyrë që nxit procesin e normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Por marrëveshja është shkelur çdoherë kur ka pasur tensionim të situatës në raportet mes dy vendeve. 

Refuzimi i vizitës se ministrit Sveçla në Kosovë ka nxitur reagimin e zyrtarëve të tjerë qeveritarë që paralajmëruan aplikim të reciprocitetit edhe në këtë çështje. Nuk ka dilemë se një qasje e tillë duhet të iu bëhet e qartë edhe  ndërkombëtarëve të cilët janë të angazhuar për vazhdimin e dialogut në mes dy vendeve.

Mungoi reagimi nga Shqipëria 

Kur janë në pyetje shiptarët në Luginën e Preshevës, si më parë edhe tash ka munguar reagimi nga Qeveria e Shqipërisë. Duke marrë parasysh se kryeministri Edi Rama është në raporte të afërta miqësore me presidentin e Serbisë, A.Vuçiq, është pritur një reagim i tij. Por, mos reagimi nuk paraqet befasi, sepse në mënyrë identike është vepruar nga ana  e tij edhe më herët.Nuk ka dilemë se një veprim i tillë i heshtur nga E.Rama  është dëshmi e mjaftueshme për të kuptuar se ai nuk është i shqetësuar për pozitën dhe statusin e  shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilët janë të diskriminuar nga pushteti serb.

(Janar  2024)