RADIO KOSOVA-140 Vjetori i Betejës së Nokshiqit (audio-video)

Programi i Mëngjesit i Radio Kosovës gjatë këtyre ditëve zhvilloj një intervistë me Prof. Dr. Zymer Nezirin-epikolog me rastin e 140 Vjetorit te Betejës se Nokshiqit . Sivjet theksoj ai po shënohet 140 vjetori i betejës së Nokshiqit, beteja e fitores madhështore kundër Malit i Zi.

Prof. Neziri thotë se Beteja e Nokshiqit e 4 dhjetorit 1879, edhe sot në 140 vjetorin e saj duhet të konsiderohet beteja më madhështore dhe fitore madhore. Kënga e saj u bë Himn lufte dhe u këndua duke shkuar në shumë beteja, por këndohet edhe në dasma kur krushqit nisen për të marrë nuse. Kjo këngë është kënduar edhe në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Beteja e Nokshiqit ishte betejë mbi beteja dhe edhe sot vlerësohet nderi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit.

Për më shumë ju ftojmë të ndiqni intervistën e dr Nezrit, duke klikuar në videon e mëposhtme.