Rëndësia e të drejtës historike në bërjen e shtetit

Miliona hebrenj u vranë dhe u masakruan nga Gjermania naziste, por kjo nuk iu dha të drejtën pjesës së mbetur të tyre për të bërë shtet në tokën gjermane dhe as evropiane. Përkundrazi, edhe sot në shumicën e vendeve të botës, ku ka hebrenj, është e theksuar një shkallë e lartë anti-semitizmi.

Siç e dëshmon historia, hebrenjtë në Evropë kanë shkuar si tregtarë dhe emigrantë, ndërkaq duke qenë se feja e tyre (judaizmi-hebraizmi) ua imponon ta konsiderojnë vetën si popull i zgjedhur i Perëndisë, ata nuk mund të mësonin dhe as të merreshin me punë-zanate inferiore (p.sh.: bujq, blegtorë, çobanë, pastrues, hamallë etj.) me të cilat do të mund t’iu shërbenin popujve dhe racave të tjera, porse, duke qenë “të privilegjuarit” e Perëndisë, atyre do duhej t’iu shërbenin të tjerët. Si rrjedhojë hebrenjtë u fokusuan në profesionet fisnike (tregtarë, zejtarë, mësues, mjekë, huadhënës, bankierë etj.) përmes të cilave, duke qenë se profesionet e tyre ua impononin përqendrimin në qytete, në rrugët ndërlidhëse dhe portet kryesore, ata grumbulluan pasuri të mëdha dhe në këtë mënyrë kontrollonin në masë të konsiderueshme tregun dhe ekonominë evropiane. Prandaj, jo rrallëherë ndaj hebrenjve pati organizime përndjekjeje në shkallë të gjerë edhe para holokaustit nazist.

Megjithatë, kulmi i përndjekjes kundër hebrenjve arriti në prag dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërkaq akuzat dhe arsyetimet naziste për shfarosjen e tyre përkufizohen në tri pika kyçe:

1. Hebrenjtë ishin mashtrues – sepse nuk prodhonin gjë por i tregtonin mallrat e të tjerëve duke i shitur e stërshitur ato tek të tjerët. Në këtë mënyrë ata i grumbullonin mallrat në duart e veta duke ua ngritur çmimet në maksimum, aq sa blerësit (nga popujt shërbëtorë, jo-hebrenj) detyroheshin t’ua kërkonin hua ose dhe të futeshin në kredira me kamata të larta, pikërisht tek këta hebrenjtë të cilët përfitonin shumëfishin nga çmimet e larta, nga huaja dhe kamata. Si të tillë, hebrenjtë u linçuan si mashtrues ndërkaq të mashtruarit si shërbëtorë-robër të tyre;

2. Hebrenjtë, sipas fesë së tyre, ishin popull i zgjedhur i Perëndisë – dhe duke qenë të tillë, popujt e tjerë pa dallim do duhej të ishin shërbëtorë të tyre, duke i përfshirë edhe gjermanët. Pra, kjo binte ndesh me idenë e arianizmit sipas së cilës arianët-evropianët (raca e bardhë nordike) janë koka e njerëzimit, ndërkaq më inteligjentët në mesin e tyre janë gjermanët, të cilët konsideroheshin truri i kësaj koke, i cili do duhej t’u jepte urdhra dhe t’i drejtonte organet tjera, pjesët tjera të organizmit, respektivisht popujt dhe racat tjera njerëzore. Sipas kësaj logjike, një trup-organizëm normal nuk mund t’i ketë dy koka, prandaj ajo konkurrentja (hebraike) duhej hequr nga qafa;

3. Hebrenjtë u akuzuan si tradhtarë të cilët e spiunuan Krishtin tek paganët romakë – dhe, duke qenë të tillë ata u konsideruan armiqtë më të mëdhenj të figurës më të shenjtë kristiane, Jezu Krishtit, dhe prandaj ata duheshin likuiduar gjer në një. Përmes kësaj dogme urrejtja ndaj hebrenjve arrinte kulmin dhe prandaj nazistët nuk e patën të vështirë t’i bindnin ushtritë e tyre të bënin ato makabritete çnjerëzore ndaj këtij populli semitik.

Sido që të jetë, përkundër gjithë atyre persekutimeve e përndjekjeve shekullore, deri në shkallën e gjenocidit dhe shfarosjes ndaj tyre, si dhe simpatisë perëndimore pikërsisht për shkak të këtij gjenocidi, hebrenjve nuk iu arsyetua kurrë e drejta e bërjes së një shteti në tokën evropiane. Arsyeja ishte e thjeshtë: ata nuk kishin të drejtë historike për një gjë të tillë.

Dhe, siç e dimë nga historia jo shumë e largët, hebrenjtë arritën të bindnin faktorin ndërkombëtar (fuqitë dominuese të kohës) të bëjnë një shtet të tyre vetëm atje ku kanë bazë trashëgimore, fetare, shtetërore dhe historike. Pra, në Jude e Palestinë…

Atëherë si qëndron puna me Kosovën dhe shqiptarët e saj!?

Nga sa u tha më sipër bëhet e qartë se viktimat e shumta shqiptare mund të na kenë sjellë lirinë e Kosovës në vitin 1999 por kurrsesi edhe pavarësinë e saj më 2008.

Kosova dhe populli i saj gjithsesi e morën lirinë falë viktimave civile por shtetësia u fitua vetëm në bazë të së drejtës trashëgimore kontinuitive dhe historike, duke i përfshirë të gjitha fazat e zhvillimit qysh nga Dardania antike, përfshirë këtu Shtetin paralel dhe sidomos luftën e fundit të UÇKsë.

Ndërkaq problemet e sotme të Kosovës në (mos)funksionimin e saj normal si shtet janë pikërisht për fajin e politikanëve dhe “ekspertëve” tanë, të cilët dështuan para faktorit ndërkombëtar ta argumentojnë të drejtën tonë edhe historike për bërjen e një shteti tërësisht të pavarur dhe plotësisht funksional, ndërkohë që po bëheshin përpjekje të vazhdueshme në nivele të ndryshme për përcaktimin e statusit të saj final.

/Adem Breznica, gazetar i pavarur dhe profesor i historisë/

https://m.facebook.com/story.php?story_fbid=pfbid0xFsQ2ZqL7YcbBZ1F3tcLvyxjdLPoV12KqZvkHj768D3T1Ama5WXA3UUE88TxULctl&id=1082366252&mibextid=Nif5oz