RILEXIMI I FISHTËS OBLIGIM QYTETAR E KOMBËTAR

Frano Kulli, Fishta, rileximi në kohën e lirisë, Lezhë, 2022

Instalimi i ideologjisë komuniste në Shqipëri nga nëntori i vitit 1944 ishte me pasoja të mëdha shoqërore e kombëtare, sepse u anatemuan figura të rëndësishme kulturore e kombëtare, me të vetmin shkak se nuk ishin  të përshtatshëm sipas kursit ideologjik   të pushtetit komunist në Shqipëri.

Në gamën e gjerë të tyre personaliteteve bënë pjesë edhe poeti kombëtar Gjergj Fishta, i cili ishte i anatemuar për pushtetin ku i është ndaluar emri dhe veprat e tia deri në vitin 1991, kur ra ideologjia e kuqe dhe u aplikua pluralizmi politik. Ndërsa nga ajo kohë kemi të bëjmë me kohën e rishkrimit përkatësisht të rileximit të historisë që është obligim qytetar e kombëtar, për të kuptuar realitetin pa qasje ideologjike si kudo në botën demokratike.

Nail  Draga

Ndonëse në lidhje me botimin  veprave të Gj.Fishtës janë përpjekur individë apo botues të ndryshëm, në nivel kombëtar dallohet Enti Botues”Gjergj Fishta” në Lezhë udhëhequr nga Frano Kulli. Ai deri më tash ka botuar kompletin e veprave të Fishtës në dhjetë vëllime(2001-2012), duke sfiduar institucionet shtetërore dhe botues të ndryshëm në vend. Një veprim i tillë dëshmon pasionin dhe qasjen profesionale ndaj Fishtës dhe krijimtarisë së tij. Ndërsa në botimin me të fundit me titull Fishta, rileximi në kohën e lirisë, F.Kulli paraqetpërmbledhje të eseve qe ia ka kushtuar kësaj figure poliedrike të kulturës kombëtare shqiptare.

Miti i shqiptarëve

Duke vlerësuar lartë epitetin e “poetit kombëtar” për Gj.Fishtën, autori thekson se në  gjallje të tij qe krijuar një mit, por me pas është sulmuar, dënuar e rrëzuar, duke ia ndaluar vepren dhe emrin, duke ia dhunuar varrin dhe tretur eshtrat në lum qe ishte veprim kriminal i diktaturës në Shqipëri. Një veprim i tillë kishte motive politike sepse për pushtetarët e rinjë

veprimtaria e Fishtës ishte jashtë kursit të tyre ideologjk, ku veçohej kryevepra epike “Lahuta e Malcis”. Eshtë pikërisht veprimtaria e tij letrare me bazament kombëtar duke u vlerësuar  lartë në shoqërinë shqiptare të kohës. Pikërisht një vlerësim i tillë duke u bërë mit për shqiptarët si brenda dhe jashtë Shqipërisë, ishte pengesë për pushtetin e ri të diktaturës, sepse ata mendonin se çdo gjë fillon me ta, duke tentuar të eliminojnë këtë personalitet  kombëtarë. Por, ishte e kotë sepse Fisha ishte bërë pjesë e vetëdjës  popullore të shqiptarët si asnjë poet tjetër, që lexohej e deklamohej në heshtje si askush tjetër ne kohën e lirisë së munguar!

Refuzimi i Fishtës  në kohën e lirisë  fatkeqësisht është duke ndodhur nga institucionet arsimore, sepse ai është shumë pak i pranishëm si në shkollat fillore dhe të mesme. Një refuzim i tillë nuk mund të arsyetohet me asgjë, sepse ai ishte dhe ka mbetur poet kombëtar, pavarësisht qendrimit të atyre qe përgatisin kurrikulat arsimore. E tërë veprimtaria e tij letare,intelektuale, publicistike, eseistike etj., dëshmon qartë se ai si rrallë kush sa ishte në të gjallë u quajt poet kombëtar, ndërsa të gjithë ata individë të ndryshëm, qofshin shkrimtarë apo të tjerë, qe përpiqen të ulin  autoritetin e tij në kohën kur ishte anëtar i Akademisë së Italisë, dëshmojnë se ende jetojnë me paragjykime dhe me mentalitetin e së shkuarës, sepse çdo qasje duhet të analizohet në kontekstin e kohës.  

Pushtetarët nuk janë Shqipnia

Nëse trajtojmë bindjet politike te Fishtës si deputet në Kuvendin e Shqipërisë(6 qershor 1921) del qartë se është shpalosur figura e demokratit, vizionarit, atdhetarit dhe kundërshtarë i njerëzve me ndërgjegje kombëtare të përlyer e sidomos të shpërdoruesve  te të drejtave të popullit. Pikërisht  duke qenë i tillë, ai ishte kundër politikanëve oportunistë qe kërkonin ta shfrytëzonin  Shqipërinë për të marrë ofiqe, për tu pasuruar nëpërmjet korrupsionit, madje kërkonin ta identifikonin shtetin me veten e tyre, ku ka mbetur proverbiale thënia e tij se “njerëzit e shtetit  s´ janë Shqipnia”.

Duke qenë se u dallua për oratorinë dhe zotësinë e tij Gj.Fishta, në fillim u zgjodh anëtar e më vonë President i Komisionit të Buxhetit të Shtetit, më pas anëtar i Komisionit  të Arsimit dhe në muajin gusht  po të atij viti  u zgjodh Nënkryetar i Parlamentit në vend të H.Kadriut, i cili dha dorëheqjen nga ky post.

Gjatë kësaj kohe janë të përmenduar fjalimet e zjarrta të Fishtës qe mbajti për arsimin, ekonominë, lirinë e shkollave profesionale, për të cilat interesohej me të gjitha kapacitetet, sepse edhe shkolla e tij ”Collegium Illyricum”(Kolegji Ilirikum) bënte në këtë kategori. 

Duhet cekur se nga disa këto fjalime Fishta i kushtoj rëndësi të veçantë problemeve me të colat përballeshin shqiptarët e mbetur jashtë kufiojve të Shqipërisë së vitit 1913, dhe në veçanti për shqiptarët e Kosovës.

Në sajë të qendrimit, takimeve në konferenca e fjalimeve publike  dhe shkrimeve në revista të ndryshme Fishta tashme ishte bërë një personalitet  publik i veçantë jo vetëm në qytetin e Shkodrës por për tërë Shqipërinë. Në të gjitha qeveritë shqiptare prej vitit 1912 e deri sa vdiq, ai ishte përfaqësuesi i vërtetë i shqiptarit, në mbrojtje të  drejtave të popullit shqiptar.

Fishta për intelektualin

Me këtë rast dua te theksoj se në trajtimin e semantikës të termit intelektual, nga të gjithë autorët të cilët i kam konsultuar për këtë çështje, unë jam për përcaktuar për Fishtën. Ai është   me i qartë se askush tjetër për të definuar semantikën e intelektualit, duke e përkufizuar se “ai duhet të jetë prezent  në kohën e vet, në kohën e të tjerëve që do të vijnë më pas , e të qenit prezent do të thot të kesh kurajon të thuash të vërtetën  ku dhe kur duhet, haptazi e ballazi, sado e idhët që të jetë, sado tragjike, sado e papëlqyeshme  për veshët e të tjerëve”! Nuk ka dilemë se të tillë mund të jenë personat e përgatitur, jo oportunist  dhe të guximshëm, për të reaguar në momente të caktuara.

Model për kohën e tij

Me këtë rast duhet të cekim për opinion e gjerë qendrimin e tij intelektual e kombëtar në Kongresin e Manastirit  më 14 nëntor 1908 duke theksuar: „Vëllezër , nuk kam ardhur këtu që të mbroj asnjë alfabet, por që të gjithë së bashku, të krijojmë  një alfabet të përbashkët. Jemi këtu jo për  t´u përçarë, por për  t´u bashkuar“ dhe në fund të fjalëve, siç kanë shënuar dëshmitarët okularë, në foltore kishte një përqafim me lot në sy nga kleriku musliman Ibrahim efendiu.

Ishte ky një shembull tipik i tolerancës e mirëkuptimit kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme kombëtare. Një shembull i tillë duhet të jetë moto për të gjithë ne, kur janë në pyetje interesat tona të përgjithshme, duhet lënë anash ato personale, klanore e partiake, sepse nga e kaluara e përbashkët, është koha e fundit që për çështje madhore të jemi të bashkuar. Dhe për diçka të tillë mund të vendosin vetëm individet e pajisur me etikë politike, karakter, tolerancë e vizion intelektual.

Rileximi  si obligim 

Botimin e këtij libri eseistik, nuk duhet vlerësuar nga numri i faqeve por nga mesazhi qe përcjellë të lexuesi i pasionuar dhe opinioni i gjerë. Ne këtë aspekt vetëm titulli i tij është i mjaftueshëm për të obliguar për ta lexuar  Fishtën, sepse rileximi mbetet obligim qytetar për të kuptuar të kaluarën moniste në kohën e lirisë. 

Ndërsa çdo shmangie nga individë të ndryshëm ne këtë aspekt, do të arsyetonte kohën e diktaturës, përkatësisht mungesën e lirisë, sepse qasja ideologjike për shqiptarët ka pasur pasoja të mëdha kombëtare e shoqërore. 

Përfundimisht e them pa hezitim se te gjithë kemi nevojë për rileximin e Fishtës në kohën e lirisë, çështje e cila mbetet e hapur, sepse personalitetet e tilla kombëtare  si Fishta vazhdojnë të mbesin motivues për studiues të ndryshëm, tash dhe në të ardhmën.

(Dhjetor  2023)