Grafiti i flamurit i cili ishte vandalizuar dje, është ringjyrosur dhe kthyer në gjendjen e mëparshme sot.
Shqiponja kuq e zi u kthye në gjendjen e mëparshme nga disa të rinjë.

Shkarravitja e Flamurit kuq e zi i cili gjendet në urën e Tërgajes, në Lumin Cem, u bë nga disa persona të cilët postuan edhe fotografitë e tyre gjatë vandalizmit.
Ata në vend të Shqiponjës vendosen simbolin serb.
Kjo është hera e dytë e këtij akti vandal, pasi ngjajshëm u veprua edhe në vitin 2016.
