Sheshi “Skënderbej” bëhet gati për pritjen e këngëtares shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
Ora e super muzikës në shesh për të erdhi, me recitalin live natën e sotme. Kosova do të dominojë sot skenën. Para Rita Orës, Kida, do të jetë live në shesh.
Ky koncert vjen menjëherë pas 1 qershorit. Me të ftuar special Ermal Metën, muzika e të cilit pati shumë admirues në shesh.
Rita Ora kthehet kështu në Shqipëri pas gjashtë vitesh. Ndërsa në 10 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës ajo ishte kuq e zi në një spektakël të madh në sheshin e Prishtinës.
Më herët këngëtarja ka lajmëruar në rrjetet e saj sociale padurimin dhe kënaqësinë për këtë koncert në Tiranë.
Ylli ndërkombëtar këto kohë ka qenë shumë aktive me debutime dhe koncerte ngado. Ajo ka qenë subjekti I mediave më prestigjioze sidomos pas publikimit edhe të hitit të saj më të fundit “Girls”.
Këngëtarja, aktorja dhe modelja gjithmonë e ka shprehur lidhjen e saj të ngushtë me Shqipërinë dhe Kosovën. Jo vetëm për të festuar pavarësinë e tyre ne shesh, por edhe duke performuar ne Vatikan për vigjilje të shenjtërimit të nënë Terezës.
Ajo është ambasadore nderi e Kosovës dhe e pyetur në çdo dalje publike nuk e ka fshehur kënaqësinë dhe krenarinë e të qenit shqiptare.
Sonte sheshi “Skenderbej” pritet të pushtohet nga një festë e madhe.