Një avion i vogël, tip Piper, është rrëzuar në zonën e Vermoshit para dy ditëve në Malësinë e Madhe.
Mësohet se avioni ka pësuar defekt gjatë fluturimit dhe është ulur në një zonë në rreth 1100 metra mbi nivelin e detit.
Dyshohet se brenda në avion kanë qenë dy persona, piloti dhe një pasagjer, të cilët kanë braktisur mjetin pasi kanë arritur të ulen.
Policia tha se ka marrë njoftim për rrëzimin e avionit rreth orës 12:30, në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Malit të Zi. Për në vendin e ngjarjes janë nisur efektivë nga Policia e Shkodrës, e Malësisë së Madhe dhe ajo Kufitare.
Një banor i zonës së Vërmoshit deklaroj se piloti dhe pasagjeri nuk pranuan ndihmë, i mori një makinë e bardhë
Ai ka parë të gjithë ngjarjen dhe përpjekjet e avionit për t’u ulur. Unë shkova pranë mjetit kur ai ka qëndruar dhe është përpjekur për të ndihmuar dy personat që ndodheshin në bord.
Sipas ketij banori, piloti nuk i ka kthyer përgjigje kur e ka pyetur nëse ishte mirë, duke hedhur dyshime se mund të jetë i huaj, ndërsa pasagjeri i ka thënë “Jemi mirë”.
Më pas, tregon se pranë vendit ku u ul avioni i vogël ka shkuar një makinë e bardhë dhe i ka marrë të dy, pilotin dhe pasagjerin e tij.
Dyshime ka që avioni mund të përdorej për transport të lëndëve narkotike, por në zonën përreth nuk është gjetur drogë.