Prej kohësh Radio Televizioni Shqiptar është përfshirë në një proces transformimi rrënjësor ku vendin e transmetimeve analoge e kanë zënë transmetimet digjitale, duke hedhur hapa të rëndësishëm drejt të ardhmes së RTSH.
Me ndezjen e stacioneve të reja transmetuese DVB-T2 të Taraboshit dhe Mabes, banorëve të Shkodrës, transmetimet digjitale u ofrohet në një nivel shumë të lartë si dhe një mori zgjedhjesh nëpërmjet kanaleve të shumta që ofron RTSH. Publiku tashme ka mundësi që të shohë me cilësinë më të lartë të figurës ngjarjet më të rëndësishme sportive si dhe të gjithë programet e reja që transmetohen në të gjithë paketën e kanaleve dixhitale të transmetuesit publik, mësohet nga faqja e RTSH-së, shkruan Ulqini Online.
Mjafton një televizor DVB T2 ose një marrës i thjeshtë dixhital DVB T2 për aparatet televizive të gjeneratës T1 apo edhe më të hershme dhe gjithcka, vjen ne shtepine tuaja me cilësinë më të lartë të figurës Full HD.
Këto risi nga RTSH janë ndjerë edhe në Komunën e Ulqinit si dhe në zonat e Krajës dhe të Anës së Malit. Qytetarët e komunës sonë tani e tutje mund të ndjekin nëpërmes sinjalit tokësor mbi 12 kanale të RTSH-së ku nuk mungojnë kanalet për filma, dokumentarë, muzikë, sport por edhe RTK. Problem ma marrjen e sinjalit tokësor nga Taraboshi mund të kenë vetëm banorët e zonës së Ranës, Kalasë dhe Pinjeshit kurse pjesët tjera të qytetit do të mund të shijojnë këtë mundësi të mirë për të shikuar dhe ndëgjuar kanalet shqiptare të RTSH-së.