Samiti në Paris: Takohen Kurti dhe Gjukanoviq në shoqëri të bashkëshorteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po qëndron në Paris, ku është duke marrë pjesë në Forumin e Paqes.

Në këtë forum po merr pjesë edhe Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, i cili është takuar me Kurtin.

Për këtë takim ka njoftuar vetë Gjukanoviq, i cili edhe e ka publikuar një fotografi, ku shihen të dy në shoqëri të bashkëshorteve.