Seanca e Kuvendit malazez javën e ardhshme: Pritet themelimi i qeverisë

Seanca e Kuvendit të Malit të Zi, ku duhet të zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe qeveria e re, me shumë gjasa do të mbahet javën e ardhshme, mëson Portali RTMZ.

Pritet që Partia Popullore Socialiste të bëjë propozime për ministra dhe kryeministri i ardhshëm Millojko Spajiq të bëjë një fjalim. Sipas RTMZ, as Forumi Shqiptar nuk ka paraqitur kandidatët për ministra.

Është paralajmëruar se do të mbahet seanca e Kryesisë së SNP, ku do të diskutohet për formimin e Qeverisë dhe do të zgjidhen kandidatët për ministra. Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Sportit dhe Rinisë do t’i përkasin asaj partie në qeverinë e re.

Sipas të dhënave të RTMZ, seanca mund të mbahet të martën.

Krerët e 11 partive politike nënshkruan së fundmi një marrëveshje koalicioni për formimin e një qeverie të re në Mal të Zi. Hapi tjetër është caktimi i seancës së Kuvendit të Malit të Zi dhe më pas duhet të zgjidhet kryesia e re e Kuvendit dhe më pas qeveria e re.

Marrëveshja u nënshkrua nga lideri i Lëvizjes Evropa Tani, Millojko Spajiq dhe liderët e Demokracisë së Re Serbe Andrija Mandiq, Partisë Popullore Demokratike Millan Knezheviq, Partisë Popullore Demokratike të Malit të Zi Aleksa Beçiq, Partisë Popullore Socialiste Vlladimir Jokoviq dhe CIVIS Srgjan Paviqeviq.

Marrëveshja është nënshkruar edhe nga liderët e pesë partive shqiptare, përkatësisht tre që përbëjnë Forumin Shqiptar – Nik Gjeloshaj, Ivan Ivanaj dhe Ferhat Dinosha dhe dy që janë pjesë e koalicionit Aleanca Shqiptare – Fatmir Gjeka dhe Genci Nimanbegu.